Shumica socialiste shtyu për javën e ardhshme miratimin e ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa deklaroi sot se është e gatshme të bëjë një tjetër përpjekje për të gjetur një kompromis me opozitën jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këtë e bëri të ditur, në një shpjegim të gjatë, dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, deputeti Damian Gjiknuri, si kundërpërgjigje ndaj argumentave të paraqitura dy ditë më parë nga përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së, Petrit Vasili. Opozita jashtë parlamentare, kërmbëngul se nuk ka arsye që të ndryshojë formula e deritanishme e koalicioneve, ndërkohë që listat e kandidatëve bëhen plotësisht të hapura.
Në letrën e tij, zoti Gjiknuri ndonëse hedh poshtë argumentat e opozitës, shprehet se propozimin e PD-LSI-së do t’ja përcjellë Komisionit të Ligjeve i cili “po shqyrton amendamentet për të përafruar qëndrimet me propozimet që ka sjellë dhe opozita parlamentare”, shkruan përfaqësuesi socialist duke shtuar se “natyrshëm do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet dhe filozofinë e re që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese për çështjen e koalicioneve”. Praktikisht për këtë temë ai mbyll çdo shteg diskutimi të mëtejshëm. Socialistët këmbëngulin se ndryshimet kushtetuese imponojnë koalicione me një listë të vetme kandidatësh dhe jo në formën që ka ekzistuar deri më tani, ku secila parti, pjesmarrëse në koalicion, kishte një listë të sajën.
Nga ana tjetër, ai ka lënë të hapur derën për të diskutuar rreth formulës së listave të hapura apo dhe pragun, ndërsa shkruan se bisedimet do të duhet të fokusohen “në çështjet e tjera të projektligjit, siç janë pragu apo mënyra e ri-rënditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale të zgjedhësve”. Propozimi socialist për listat është kritikuar me forcë dhe nga opozita parlamentare, e cila ishte në fakt nxitësja e ndryshimeve që do të lejonin lista të hapura, ku deputetët të mund të zgjidhen në bazë të preferencave të votuesve.
Ndërsa dje shumica dukej e vendosur për të ecur përpara me shpejtësi drejt përmbylljes së ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, dhe kishte parashikuar që gjatë ditës së sotme të miratonte ndryshimet për t’i votuar më pas të enjten në sallë, ajo bëri një hap pas, duke shtyrë votimin për të hënën e ardhshme, ndërsa të enjten do të ulet të diskutojë në Këshillin politik me opozitën jashtëparlamentare.
Ky ndryshim duket se është ndikuar nga presioni i faktorit ndërkombëtar. Gjatë ditës së djeshme ambasadorja amerikane Yuri Kim përshëndeti opozitën jashtëparlamentare e cila u shfaq me një propozim konkret të sajin. Ambasadorja amerikane përsëriti dhe një herë se marrëveshja e 5 Qershorit që çoi në disa ndryshime të Kodit zgjedhor, bazuar në rekomandime të OSBER-ODIHR-it, raporton voa. “është arritur në një mënyrë që ishte gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që e ka nënshkruar atë letër duhet t’i qëndrojë fjalës së dhënë. Eshtë çështje nderi. Firma ime nuk është mbi atë letër. Ata që e firmosën janë personat përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Pritshmëria ime është që 5 Qershori të respektohet e nëse palët bien dakord për masa të tjera përtej 5 Qershorit, ne do ti mbështesim”, theksoi ambasadorja Kim.
Edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në një postim në Twitter ritheksoi “qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 Qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore , duhet të respektohet. Ne gjithashtu nënvizojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodi zgjedhor, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadër të Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”.
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]