Është shtyrë për dy ditë takimi i paralajmëruar për dy shtator ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Burimet e Zërit të Amerikës nuk dhanë ndonjë hollësi për arsyet e shtyrjes së takimit, mikpritës të të cilit do të jenë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, dhe së bashku me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.
Zyra e zotit O’Brien tha më herët se Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Avdullah Hoti dhe besojnë që përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut i kërkon Moskës të lirojë opozitarin Navalny
Senati shpall të pafajshëm ish-Presidentin Trump
Mbi 100 automjete u përfshinë në një aksident në Texas, 6 viktima
Rusia mund t’i ndërpresë lidhjet me BE
New York – Mbyllet muzeu i KGB, pajisjet e spiunazhit të Luftës së Ftohtë dalin në shitje
Biden mban qëndrim të ashpër ndaj Turqisë
Kuba ka njoftuar për reformë në ekonominë e saj që kontrollohet nga shteti. Vendi komunist ka vendosur që të lejojë bizneset private të veprojnë në shumicën e sektorëve të ekonomisë. Ministrja e Punës, Marta Elena Feito, tha se vetëm një numër i vogël i sektorëve do të kontrollohen nga shteti. Ekonomia […]
Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë. Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm […]
Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Ngjarjen Virtuale të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të Axhendës së Davosit dhe mbajti një fjalim të posaçëm të hënën në Pekin përmes lidhjes me video. “Pandemia është larg përfundimit. Ringjallja e fundit e rasteve të epidemisë na kujton se duhet të vazhdojmë luftën,” tha […]
Turqia është e izoluar në masë të madhe në Lindjen e Afërt. Partneri më i ngushtë i saj, Katari, sapo vendosi për paqen me fqinjin e tij. Ky hap dhe ndërrimi i pushtetit në SHBA do të detyrojë Turqinë të ndërrojë rrugë. “Një sinjal i mirë për stabilitetin në të gjithë […]