Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

George Soros ështe një figurë komplekse mbi të cilën flitet shumë, thotë Dr. Manfred Gerstenfeld, autori i një shkrimi të posaçëm në World Israel News. Shumë prej aktiviteteve të tij në të gjithë botën nuk kanë asnjë impakt mbi çështjet hebraike, kështuqë nuk ka asnjë arësye që hebrenjtë ta klasifikojnë si një filantrop i rëndësishëm apo si mbretin e spekullatorëve.  Ajo çka shqetëson më shumë hebrenjtë është fakti se Soros përhap gënjeshtra mbi antisemitizmin. Në një takim të rrallë në një mjedis hebraik në Jewish Funders Network Conference ai pati deklaruar se politikat e Presidentit Bush dhe të ish Kryeministrit izraelian kanë nxitur antisemitizmin në Europë, duke ia ngarkuar kështu SHBA-ve dhe Izraelit fajin për përhapjen e antisemitizmit e, në të njejtën kohë, duke injoruar faktin se  Kontinenti i Vjetër vuan nga sëmundja e antisemitizmit qysh prej 1500 vjetësh.

 

Soros, një tip mazokist i pandreqshëm, përfshin edhe veten ndër shkaqet e rritjes së antisemitizmit të ri. Duke cituar kryeministrin malez Mahathir bin Muhammad i cili ka thënë se “hebrenjtë qeverisin botën me prokurë”, Soros deklaroi se “si pasojë e paqëllimshme e veprimeve të mia, kontribuoj edhe unë në krijimin e këtij imazhi”.

 

Janë të shumtë personalitetet hebraikë e të tjerë që janë shprehur kundër deklaratave të Soros; Abraham Foxman, ish drejtor kombëtar i Anti-Defamation League (ADL),i ka përcaktuar komentet e Soros si “absolutisht të turpshëm”, ndërsa zëvendëspresidenti ekzekutiv i Konferencës së Presidentëve të organizatave kryesore hebraike Malcolm Hoenlein iu është përgjigjur  komenteve të Soros duke thenë se “ nuk janë të nevojshme arësyet lehtësuese për të përcaktuar antisemitët; është i papranueshëm versioni sipas të cilit sulmet ndaj hebrejve janë të lidhur me politikat e një presidenti apo një kryeministri të caktuar, duke injoruar arësyen e vërtetë”.

 

Faktet flasin ndryshe; antisemtizmi në Europë ka arritur kulmin gjatë administratave të majta në SHBA dhe në Izrael. Kështu ndodhi gjatë administratës Klinton dhe gjatë asaj të Barakut në Izrael.

 

Fondacioni Soros ka financuar deri më tani një numër të madh organizmash e iniciativash, duke përfshirë shumë organizata dhe individë me shprehje të hapura antisemite dhe antiizraeliane. Një ndër çështjet për të cilat Soros është kritikuar shpesh me forcë është ndërhyrja e tij në punët e brendshme të shteteve e të vendeve të caktuar, nëpërmjet Open Society Foundations (OSF) të themeluar e të drejtuar nga ai dhe familja e tij. Teorikisht, ky fondacion ka si qëllim  “të punojë për ndërtimin e demokracive të gjalla e tolerante, qëveritë e të cilave duhet të jenë përgjegjëse dhe të hapura ndaj pjesmarrjes së të gjithëve”. Kjo i bën të mundur këtij fondacioni të ndërhyjë si në shoqëritë e mbyllura, ashtu edhe në ato të hapura e demokratike, sidomos nëpërmjet financimit të organizatave të ndryshme joqeveritare (OJQ) me karakter të hapur politik.

 

Të dhënat tregojnë se nëpërmjet fondacionit Soros, edhe grupi më majtist amerikan Black Lives Matter ka përfituar shifra të konsiderueshme. Përfshirjen e Sorosit në përhapjen e antisemitizmin e ka denoncuar së fundmi edhe senatori republikan Tom Cotton, në një diskutim të tij në sallën e Senatit, duke akuzuar drejtpërdrejt Quincy Institute for Responsible Statecraft, një lloj think-thank-u të ri të financuar nga Soros, si promovues i antisemitizmit në vend.

 

Të mos harrojmë se Soros është personazhi që në vitin 1992 e detyroi qeverinë e Britanisë së Madhe të tërhiqet nga European Exchange Rate Mechanism (ERM), për shkak të bastit spekulativ prej 1 miliardë dollarësh që vuri kundër stërlinës britanike. Po ashtu, në vitet e fundit, Soros ka financuar me shuma të mëdha të gjitha lëvizjet kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.  Aktiviteti invaziv i Sorosit shtrihet edhe në financimin e kandidatëve radikalë për zgjedhjet e prokuratorëve distriktualë në SHBA.

 

Pavarësisht aktiviteteve antihebraike dhe pro-antisemite, direkte apo indirekte të Sorosit, sa herë që sulmohet figura e tij në SHBA dhe në botë, autorët nuk mungojnë të nënvizojnë termin “manjati hebreo-amerikan”, “spekulatori hebreo-amerikan” “hebreu miliarder”, etj, etj., duke ia atribuuar përkatësisë hebraike të gjitha mëkatet e mundshëm të tij. “Dhe është kështu e vështirë të ndash fijet, nënvizon profesoresha e Harvardit Ruth Wisse, kur ke një antihebre i cili nga ana e tij sulmohet nga antisemitët pikërisht pse është hebre në origjinë”.

 

Domethënëse është deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Izraelit në përgjigje të fushatës anti-Soros të udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban në Hungari: “ndërhyrja e ambasadorit izraelian në asnjë mënyrë nuk ka patur si qëllim delegjitimimin e kritikave anti George Soros, i cili minon vazhdimisht edhe qeveritë izraeliane e zgjedhura demokratikisht duke financuar organizata që përflasin shtetin hebraik dhe kërkojnë t’i mohojnë të drejtën për t’u mbrojtur”.

 

Fondacioni Soros vazhdon i qetë dhe i patrazuar punën edhe në Shqipëri duke financuar forca politike dhe sociale të lidhura ngushtë me ish-regjimin komunist, si dhe promovon kultura e subkultura që nuk pasqyrojnë traditën, moralin dhe aspiratat e popullsisë shqiptare e të këtij vendi që në histori ka dëshmuar me akte e me fakte se ka ditur t’i mbrojë hebrenjtë e të ngrihet kundër antisemitizmit të ardhur nga jashtë.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara