e diel 7 mars 2021
e diel 7 mars 2021

 

 

Për herë të parë në vitin 2020 numri i vdekjeve e kaloi numrin e lindjeve, duke shënuar një sinjal alarmi për plakjen dhe tkurrjen e popullsisë.

 

Politikat sociale duket se nuk e kanë frenuar shpopullimin, fenomen ky që do te shërbejë edhe si kartë elektorale në zgjedhjet e këtij viti.

 

Gjatë vitit që lamë pas, në vend u regjistruan rreth 27,600 lindje, ndërsa humbën jetën 28,026 persona.

 

Të dhënat janë nga Drejtoria e Gjendjes Civile, ndërsa në statistikë viti 2020 shënoi nivelin më të ulët të shtesës natyrore të popullsisë që nga viti 1948.

 

Arsyeja kryesore e rritjes së vdekshmërisë i atribuohet virusit COVID-19, ndërsa rënia vit pas viti e numrit të lindjeve, është një plagë e hapur prej kohësh që lidhet nga faktorë socialë si, pasiguria për të ardhmen, ekonomia e papërballueshme etj.

 

Qeveria ka rritur së fundmi çekun e bebes nga 40 deri në 120 mijë lekë, por kjo strategji, veçmas, duket se nuk ka dhënë rezultat.

 

Ndërkohë, partitë në opozitë po angazhohen me programe sociale, me të cilat synojnë të ndalin shpopullimin. Kështu PD-ja premton tre mijë lekë në muaj për çdo fëmijë dhe subvencionim të kredive për blerje apartamenti për familjet e reja, raporton euronews albania.

 

Ndërkohë LSI-ja deklaron se për çdo fëmijë që lind të ofrojë garanci prej një mijë dollarësh dhe kur ai të krijojë familje, pas 25 apo 30 vitesh, të këtë në llogari 25 mijë dollarë.

 

Të dhënat e përpiluara të vitit 2020 tregojnë se Shqipëria u bë vendi i dytë në rajon, pas Serbisë, me shtesë natyrore negative. Një ndër faktorët që ndikon në rënien e popullsisë është dhe niveli i lartë i emigracionit në dekadat e fundit, me rreth 40% të popullsisë që jeton jashtë.

Më shumë

PD zyrtarizoi koalicionin për zgjedhjet, ambasadorja Kim takon Bashën

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, me të cilin ka diskutuar për zgjedhjet e 25 Prillit.   Ambasadorja Kim, në një postim në rrjetet sociale shkruan se me Bashën diskutoi për programin e PD-së dhe aleatëve të saj, si dhe për rëndësinë e mosfutjes […]

Basha reagon pas takimit me ambasadoren Yuri Kim: Të forcohet aleanca Shqipëri-SHBA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që ka patur me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Basha në një postim në mediat sociale, shkruan se  aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA duhet forcuar dhe të jetë në një lartësi tjetër.   “Takim i shkëlqyeshëm sot me ambasadoren Yuri Kim gjatë […]

Zgjedhjet e 25 Prillit – KQZ ndan 140 milionë Lekë për partitë politike

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sot vendimin për shpërndarjen e fondeve për partitë politike. Në një njoftim për mediat, KQZ bën me dije se ka ndarë 140 milionë Lekë, për 6 parti politike.   Ndarja e fondeve: Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, Partia Socialiste ka marrë më shumë […]

Shumë vdekje, pak lindje, partitë shpallin programet për të ndalur shpopullimin

Për herë të parë në vitin 2020 numri i vdekjeve e kaloi numrin e lindjeve, duke shënuar një sinjal alarmi për plakjen dhe tkurrjen e popullsisë.   Politikat sociale duket se nuk e kanë frenuar shpopullimin, fenomen ky që do te shërbejë edhe si kartë elektorale në zgjedhjet e këtij viti.   Gjatë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara