e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

 

 

Shqipëria ka një histori relativisht të hershme të transportit civil e ushtarak ajror.  Fluturimet e para janë realizuar në Shqipëri për qëllime ushtarake, e më pas në vitet ’20 ka nisur të zhvillohet aviacioni për transport civil.

 

Fillimisht, ishin italianët që pushtuan Vlorën në fundin e vitit 1914, që ngritën edhe një kamp aviacioni për qëlllime ushtarake, që përveç avionëve të zakonshëm përfshinte edhe një bazë hidrovolantësh.

 

 

Në nëntor të vitit 1924, (kur nga vendi ishin larguar ushtritë e huaja) qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje koncesioni 10 vjeçar me kompaninë gjermane “Lufthansa”. Në bazë të kësaj marrëveshje u krijua shoqëria ajrore shqiptare me emrin “Adria Aero Lloyd”.

 

Nisja e zbatimit të kësaj marrëveshje u shoqërua nga ndërtimi pak muaj më vonë i të fushës së parë në kryeqytet që do të përdorej për uljet dhe ngritjen e avionëve. Kjo fushë u ndërtua në zonën e Shallvareve, me sipërfaqe 400 me 200 metra dhe destinacionet e brendshme ishin Vlora e Shkodra.

 

3 vite pas nisjes së funksionimit, shoqëria “Adria Aero Lloyd” u ble prej zyrës së Aviacionit Civil të Trafikut të Ministrisë së Ajrit të Italisë. Kjo solli edhe zgjerimin e fluturimeve drejt qyteteve të tjera si Elbasani, Gjirokastra, Korça apo Peshkopia. (foto mëposhtë: biletaria e zyrës së aviacionit në Tiranë)

 

Në vitet ’30 -’40 transporti ajror i brendshëm mori një hov të madh, lidhur kjo me faktin se u ndërtuan aerodrome thuajse në të gjitha qytetet kryesore. Në këtë periudhë, Shqipëria rezulton si ndër vendet e rralla në botë që kishte më të zhvilluar transportin e brendshëm ajror sesa format e tjera të transportit.

 

Sa i përket Vlorës, në vitet ’40, nga ‘aeroporti’ i këtij qyteti zhvilloheshin tre linja fluturimesh: Vlorë-Gjirokastër ku bileta kushtonte 11 franga ari për persona, Vlorë-Romë që kushtonte 90 franga ari për person dhe Vlorë-Tiranë 17 franga ari. SCAN

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi).

Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]

Në 12 tetor 1879 u themelua në Stamboll Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]

Pazari i Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga që datojnë nga shek shek V-IV p.e.s

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]

Konferenca e Pezës (16 shtator 1942)

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara