e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

 

Gjatë ditëve të ftohta të dimrit problemi kryesor për familjet shqiptare është ngrohja. Me se ngrohen shqiptarët? Cilat janë burimet kryesore? Të dhënat e vjetarit rajonal statistikor të Instat, tregojnë burimet e ngrohjes sipas qarqeve për vitin 2019-të. Siç tregohet dhe në grafik baza kryesore e ngrohjes për familjet shqiptare janë drutë e zjarrit dhe qymyri me 54.7%, e ndjekur nga energjia elektrike me 38.3% dhe gazi me 6.2%.

 

Burimet kryesore të ngrohjes në Shqipëri

 

 

 

Burimet e ngrohjes sipas qarqeve për vitin 2019

 

 

Përqindja më e lartë e familjeve që përdorin drutë si burim për tu ngrohur është regjistruar në qarkun e Kukësit me 98.5%, i ndjekur nga Dibra me 94.2% dhe Korça me 83.7%. Le të kujtojmë se qarqet e mësipërme janë nga qarqet më të ftohta të vendit tonë dhe gjithashtu sipas studimeve të mëparshme të Instat, vlen të themi se familjet rurale janë konsumatorët më të mëdhenj të lëndës drusore për zjarr.

 

 

 

Përdorimi i druve të zjarrit/qymyrit si burim ngrohje sipas qarqeve për vitin 2019

 

 

Po cilat janë qarqet që përdorim më pak se të tjerët drutë e zjarrit si burim? Vlora dhe Tirana regjistojnë përqindjen më të ulët të përdorimit të druve të zjarrit dhe nga ana tjetër regjistrojnë përdorimin më të lartë të energjisë elektrike. 67.7% të burimeve për t`u ngrohur për vlonjatët e zë energjia elektrike, e ndërsa për tiranasit, ky burim zë 60.4% të totalit. Qarku i cili e përdor më pak energjinë elektrike për t`u ngrohur është Kukësi dhe Dibra.

 

 

Përdorimi i energjisë elektrike si burim ngrohje sipas qarqeve për vitin 2019

 

 

Një burim tjetër ngrohje është dhe gazi. Përqindjen më të madhe të familjeve që plotësojnë nevojat për ngrohje duke përdorur gazin si burim e hasim në qarkun e Shkodrës me 17.7%, e ndjekur nga Durrësi me 11.7%.

 

 

Përdorimi i gazit si burim ngrohje sipas qarqeve për vitin 2019

 

 

Sa i përkët burimeve të tjera të ngrohjes siç janë nafta, gasoil dhe vajguri, kanë një përdorim në përqindje shumë të vogël ku kryesisht regjistrohen në qarkun e Beratit me një vlerë 3.7% nga totali i burimeve të tjera. Qarqe si Kukësi, Dibra, Elbasani, Lezha dhe Durrësi, nuk e përdorin naftën apo burime të tjera për ngrohje.

 

 Përdorimi i naftës, gasoil dhe vajguri si burim ngrohje sipas qarqeve për vitin 2019

 

 

SCAN

Më shumë

Besimtarët myslimanë sfidojnë pandeminë, festojnë Bajramin në Sheshin Skënderbej

Mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë festuan Fitër Bajramin, një nga ditët kulmore të besimit të tyre.   Ata u mblodhën në sheshin Skënderbej në orët e para të mëngjesit dhe bënë faljet e rastit, ndërsa udhëheqësit fetarë jepnin mesazhe paqeje, vëllazërie dhe mbështetje për më të varfërit.   Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, […]

Mbi 30 ura kanë mbyllur ciklin e jetës, të ndërtuara në vitet 1930, u mungon siguria

Mbi 30 ura në vend kanë mbyllur atë që njihet si cikli i tyre i jetës kur mund të përdoren duke ofruar siguri.   Një pjesë e madhe e tyre kanë nevojë për ndërhyrje të shumta për t’u sjellë në standardet e kërkuara ndërsa një pjesë tjetër do të duhet të ndërtohen nga e […]

Malësi, në Shtëpinë Muze në Bardhaj përkujtohet figura e Dedë Gjo Lulit

Në Shtëpinë Muze në Bardhaj të Hotit në Malësi u përkujtua figura e Dedë Gjo Lulit, i cili cilësohet si njëri ndër udhëheqësit që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.   Në manifestim morën pjesë personalitete nga rajoni dhe diaspora si dhe ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili gjatë presidencës së […]

Gjermania jep 50 milionë euro për transport të gjelbër në Tiranë

Transporti urban publik shihet si shkaktar kryesor i ndotjes së ajrit në Tiranë. Tani me ndihmën gjermane i hapet rruga një projekti për transportin ekologjik.   Burime zyrtare nga Ambasada Gjermane në Tiranë, bëjnë të ditur se i është hapur rruga zbatimit të fazës fillestare të projektit “Transporti Ekologjik në Tiranë”. “Ky projekt ka […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara