Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

Shërbimi taksi, TIA TAXI

Rruga më e shpejtë për të arritur në TIA është me taksi e cila ofrohet në të gjithe qytetet e Shqipërisë dhe në të gjitha zonat e banuara. Udhëtimi nga Tirana International Airport për në qëndrën e Tiranës zgjat 20-25 minuta, në varësi të trafikut dhe kushton 2500 LEK ose (20 EUR) për rrugë (një drejtim).

Shërbimi i taksive në aeroportin e Tiranës sigurohet nga kompania Auto Holiday Albania (AHA). Kompania AHA është e specializuar në lëvizjen me taksitë e aeroportit në/nga Tirana, e më tej në të gjithë qytetet e Shqipërisë për individë dhe grupe individësh, duke theksuar mirësjelljen, profesionalizmin dhe përkushtimin personal me çmime të favorshme, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Për të rezervuar taksitë paraprakisht online ju lutemi vizitoni website www.tiataxi.al dhe plotësoni formularin ne linkun e mëposhtëm për të rezervuar taksinë tuaj.

TIA  rekomandon që pasagjerët të përdorin vetëm taksitë e licensuara nga aeroporti, të cilat janë me ngjyrë të verdhë me logon Auto Holiday Albania dhe logon e aeroportit në të dyja anët e automjeteve taksi. Në aeroport këto automjete taksi parkojnë në zonën përballë terminalit dhe pranë zonës së pick-up-it të terminalit.

 

 

Me makinë

Tirana International Airport ndodhet 17 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe mund të arrihet lehtësisht nëpërmjet autostradës Tiranë – Durrës, në një rrugë me 4 korsi, që lidh këto dy qytete kryesore të Shqipërisë.

 

Me autobus

 

Tirane

 

LU-NA shpk ofron shërbimin e transportit të pasagjerëve nga TIA në Tiranë dhe anasjelltas. Autobusi është i parkuar në Tiranë mbrapa Pallatit të OPERAS dhe BALETIT. Tarifa e shërbimit për një rrugë është 250 Lek. (Nga data 1 Maj çmimi i biletes do të jetë 300 Lekë) Në rast se ju nevojitet më tepër informacion, ju lutem të kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

E-mail: bilbilrakipi@yahoo.com; lu_na@yahoo.com Celulari: +355 69 57 27 261 / +355 69 37 94 848

 

Oraret e shërbimit:

Tiranë – TIA: Çdo një orë duke filluar nga ora 07:00 deri 23:00

TIA – Tiranë:  Çdo një orë duke filluar nga ora 08:00 deri 24:00

 

 

 

Durres

 

Duke filluar nga muaji Nëntor 2015, Adis Travel and Tours do të ofrojë shërbimin e transportit të pasagjerëve nga TIA në Durres dhe anasjelltas. Tarifa e shërbimit për një rrugë është 480 Lek.

 

Oraret e shërbimit:

Durres – Aeroport: 08:00; 09:30; 11;00; 13:00; 15:00

Aeroport – Durres: 10:15; 12:15; 14:15; 16;25; 17:15

Në rast se ju nevojitet më tepër informacion, ju lutem të kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

Telefoni: +355 52 22 55 39

Celulari: +355 68 22 90 722 / +355 68 60 90 720

 

 

Fier

Duke filluar nga muaji Mars 2017, Euro- Albania Travel do të ofrojë shërbimin e transportit të pasagjerëve nga TIA në Fier dhe anasjelltas. Tarifa e shërbimit për një rrugë është 1000 Lek.

 

Oraret e shërbimit:

Fier – TIA : 07:00, 12:00

TIA – Fier : 09:00, 14:00

Në rast se ju nevojitet më tepër informacion, ju lutem të kontaktoni

Mobile: 00355696740073

E-mail: rezervo@likometajaeroport.al

Web: www.likometajaerport.al

 

 

 

Makina me qera në TIA

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara