e mërkurë 20 janar 2021
e mërkurë 20 janar 2021

 

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

 

Libri përbëhej nga 110 fletë mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.

 

Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe.

 

Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

Muzeu Historik Kombëtar

20 mars 2020

 

 

Meshari i Gjon Buzukut ekspozohet për herë të parë në Shqipëri

me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në nëntor 2012

 

 

 

Në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, ekspozohet për herë të parë në ambjentet e Bibliotekës Kombëtare libri më i vjetër në gjuhën shqipe,(1555) “Meshari” i Gjon Buzukut. Me një marrëveshje të qeverisë shqiptare me Selinë e Shenjtë, u bë e mundur që ekzemplari unikal i Mesharit të Gjon Buzukut të dërgohet nga biblioteka Apostullore e Vatikanit dhe të ekspozohet për publikun shqiptar, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë Përmes nje ceremonie të veçantë ardhja e kesaj vlere kombëtare është përshëndetur nga personalitete të artit dhe politikës shqiptare.

 

Meshari u ekspozu në Bibliotekën Kombëtare, përkrah botimeve të ndjekësve të tij, si Matrënga, Budi, Bardhi, Bogdani, Kazazi, Variboba, etj. Libri u vendos në një inkubator, i cili plotëson të gjitha kushtet klimatike në të cilat duhet të qëndrojë libri.

 

Ekspozita u ndoq me shumë interes nga një numër i madh vizitorësh, ‘Meshari” i Gjon Buzukut, qëndroi i ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare deri më 28 nëntor.

 

Më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova.

Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip.

Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe.

Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara