e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Faqet e internetit përmes realitetit virtual po sigurojnë biletën drejt shfaqjeve kulturore për këdo që ndodhet në karantinë.

 

Platforma si “Google Arts and Culture” kanë hapur dyert drejt udhëtimit elektronik për më shumë se  2 mijë institucione kulturore në mbi 80 shtete.

 

Një ndër to është Muzeu Guggenheim në Spanjë. Vizitorët mund të shohin online pa pagesë monumentin e modernizmit si dhe vepra të tjera të famshme si buqeta shumëngjyrëshe e Jeff Koon e njohur si “Tulips”.

 

Për sa i përket siteve kulturore në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, piramidat antike të Egjiptit dhe Jeita Grotto në Liban, shtëpia e stalaktiteve më të mëdha në botë, po kthehen në destinacione të famshme digjitale.

 

Kortezi: Google

“Gjithmonë e më shumë njerëz po vizitojnë faqen Google Arts and Culture”, thotë drejtorja operacionale e Institutit Kulturor të Google, Luisella Mazza.

“Jemi të kënaqur që njerëzit e kanë vlerësuar gamën e gjerë të arteve dhe kulturës në faqen tonë pa pagesë në këto kohë të vështira”, raporton euronews.

12 maj 2020

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara