e mërkurë 20 janar 2021
e mërkurë 20 janar 2021

 

 

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot rivendosjen e disa kufizimeve si masë për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, pasi virusi po merr një shtrirje gjithnjë e më të madhe.

 

Duke filluar që nga dita e mërkurë do të kufizohet lëvizja nga ora 22.00 deri në orën 06.00. Përgjatë këtij orari baret dhe restorantet do të duhet të qëndrojnë mbyllur.

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve, rekomandoi gjithashtu që për administratën publike puna të kryhet nga shtëpia. Këto masa do të jenë në fuqi për një periudhë 3 javore, ndërsa situata do të monitorohet në vijim.

 

 

Masat kufizuese që hyjnë në fuqi nga sot (11 nëntor -2 dhjetor 2020):

-Kufizim të lëvizjes nga ora 22:00-6:00, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

– Qytetarët që do u nevojitet që të dalin pas orës 22:00, do duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania

-Kufizim të bareve restoranteve fast- food nga ora 22:00-6:00 (përveç shërbimit delivery)

-Administrata do të punojë online. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

-Përjashtim bëjnë rastet kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike

Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhëri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19” i ndryshuar. Ky akt normativ nuk parashikon gjoba për këmbësorët por parashikon gjoba për restorantet dhe baret.

 

Në pikën nr. 7 të këtij Akti Normativ parashikohet:

Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

 

Ndërsa në pikën 8 parashikohet:

– Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

 

 

Më shumë

Filluan përmbytjet – FA dyfishon kapacitetet në ndihmë të banorëve

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit.   Me kërkesë të Bashkisë Shkodër, Forcat e Batalionit I të Këmbësorisë janë vënë në dispozicion të Bashkisë Shkodër për transportin dhe evakuimin në rast nevojë në fshatin Obot të njësisë administrative […]

Shpronësohet toka për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke

Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e një prone private që preket nga projekti “për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941”. Në vendim thuhet se vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 733 700 (shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e shtatëqind) lekësh dhe shpenzimet procedurale, në vlerën […]

Shkrihet OFL

Operacioni Forca e Ligjit nuk do të kërkojë më llogari mbi burimin e pasurisë së  personave problematikë me të shkuar kriminale, të dënuar ose të akuzuar për vepra të rënda penale dhe  krim të organizuar. Prej 1 Janarit të 2021, OFL do të pushojë së ekzistuari, kjo pasi aktit normativ mbi të cilin ai […]

Politika i përcjell mesazhe mirënjoje kongresmenit Eliot Engel

Kongresmeni Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë Kongresin Amerikan, ka marrë mesazhe mirënjohjeje për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha.   Mesazhi i Presidentit Meta   Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara