Zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë mijëra hektarë pyje dhe kullota në shumë qarqe të Shqipërisë. Rasti më i fundit është në Malin e Taraboshit, në hyrje të qytetit të Shkodrës ku, gjatë natës dhe paradites së sotme, u përfshinë nga zjarri rreth 100 hektarë me pyje pishe.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili ishte në vendin e ngjarjes, tha se një pjesë e konsiderueshme e zjarreve janë të qëllimshme. Ai u bëri thirrje forcave të policisë që të intensifikojnë punën për zbulimin e autorëve të këtyre zjarreve që po i shkaktojnë dëme të mëdha ekonomisë së vendit.
Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura janë prej ditësh e netësh të angazhuar për shuarjen e zjarreve, që kanë përfshirë sipërfaqe të tëra pyje e kullota në tetë qarqe të vendit.
Nga ana e saj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa poston në facebook foto nga puna e efektivëve, konfirmon mbështetjen e Forcave të Armatosura nga toka e ajri, por në rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjitha kapacitetet e tij.
“Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga temperaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyja e kullota në 8 qarqe të vendit. Dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve, janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve, që famtirësisht nuk kanë cënuar sigurinë e banorëve në këto zona. Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete”, shprehet në postimin e saj në facebook ministrja e Mbrojtjes.
Ajo shton se: “Ligji ‘Për mbrojtjen Civile’, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përbën një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e Emergjencave Civile, nuk kursen as pushtetin vendor, në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës, por as individët, që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lek dëm të pasurisë kombëtare”.
Zogjtë shtegëtarë bllokojnë rrugë Fier – Gjirokastër
Harta e re sizmike, rritet shkalla e rrezikut, shërben për të ndërtuar në zona të sigurta
Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri
Ulqin, rrezikohet zhdukja e ishullit turistik në Bunë
Glasgou, marrëveshja për klimën/ Një fitore e brishtë
Asnjë e dhënë në 3 vitet e fundit nga bashkia Tiranë për ndotjen e ajrit
Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]
Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]
Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së. Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]