e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha ka paralajmëruar se gjatë kryesimit të vendit të tij me Bashkimin Evropian, do ta kthejë fokusin nga procesi i zgjerimit dhe nga Ballkani Perëndimor.

 

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Jansha tha se zgjerimi i BE-së është përgjigja më e mirë strategjike ndaj sfidave me të cilat përballet Evropa.

 

I pyetur rreth ideve për ndryshimin e kufijve në Ballkan, kryeministri slloven tha se “përgjigja më e mirë ndaj çështjes së kufijve është perspektiva e anëtarësimit në BE”, që sipas tij, e bën çështjen e kufijve më pak të rëndësishme.

 

Jansha ishte në krye të Qeverisë së Sllovenisë edhe në vitin 2008, kur ky shtet për herë të parë kishte marrë kryesimin e BE-së. Ai tha se që nga zgjerimi i madh i BE-së, kur shteti i tij u bë anëtar i bllokut evropian, e deri më sot, vetëm një shtet ka arritur të integrohet në BE (Kroacia, më 2013) dhe kjo dëshmon se zgjerimi është në fund të prioriteteve të BE-së. Jansha tha se Sllovenia dëshiron ta ndryshojë këtë gjë gjatë gjashtë muajve të kryesimit të Këshillit të BE-së.

 

 

Sipas kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi strategjike për BE-në, sidomos duke pasur parasysh se ka edhe faktorë të tjerë që tentojnë të kenë ndikim në këtë rajon.

 

Ai tha se Sllovenia mbështet edhe zgjerimin e zonës së Shengenit, apo zonës së lëvizjes së lirë, pa viza. Në këtë drejtim ai ka thënë se mbështet edhe anëtarësimin e Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen sepse sipas tij, kjo do ta rrisë sigurinë e BE-së.

 

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, Jansha ka konfirmuar se gjatë kryesimit të Sllovenisë do të zhvillohet edhe një samit i veçantë mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky samit do të zhvillohet në Slloveni më 6 tetor, tha Jansha.

 

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim mes kryetarëve të grupeve punuese të Parlamentit Evropian dhe Qeverisë së Sllovenisë rreth përgatitjeve për presidencën sllovene të BE-së. Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli tha se Parlamenti do të mbështesë Slloveninë në realizimin e prioriteteve të saja gjatë gjashtë muajve sa do të kryeson BE-në.

 

Më shumë

Kurti: Nuk mund të ketë asociacion komunash mbi baza etnike

Albin Kurti i përgjigjet ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnet, i cili u shpreh, se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe. Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike, thotë Kurti.   Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sërish se nuk mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza […]

Rritja e eksportit nga Kosova në Shtetet e Bashkuara

Në Kosovë vitin e fundit eksporti drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje mbi 50 për qind. Vetëm deri në muajin qershor të këtij viti, kompanitë prodhuese kanë eksportuar rreth 40 milionë euro mallëra në shtete të ndryshme amerikane.   Në vitin 1994, Shaqir Palushi nga një fshat i komunës së […]

Tirana mirëpret liderët e rajonit në samitin e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria qe vendi mikpritës i Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor me bashkëkryetar kryeministrin Rama dhe komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.     Samiti të Liderëve të Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Tiranë disa ditë para marrjes së vendimit nga Këshilli Europian për mbajtjen ose jo të Konferencës së parë Ndërministrore […]

Mbajtja e liturgjisë tek kisha serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, Çeku: “Presion” mbi gjykatën

​​​​​​​Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka folur për mbajtjen e liturgjisë nga kisha ortodokse serbe në kishën e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës.   Çeku ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka qenë e lajmëruar për këtë aktivitet dhe ka thënë se Qeveria nuk do të lejojë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara