e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

 

Kryeministri slloven, Janez Jansa është një nga krerët më të kontestuar në BE. Tani Sllovenia mori presidencën e radhës nga Portugalia e që në fillim pati një provokim.

 

Skandali plasi në takimin e Komisionit Europian me kryeministrin slloven, Janez Jansa. Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans bojkotoi demonstrativisht daljen për foton e përbashkët pas bisedimeve në qytetin slloven, Kranj. Kryeministri slloven i djathtë ishte ankuar më parë për gjykatës e deputetë komunistë në vendin e tij. Sipas pjesëmarrësve madje ishte treguar një foto, ku ishin vënë me rreth të kuq gjykatësit që kishte kritikuar Jansa.

 

Socialdemokrati Timmermans reagoi i zemëruar, dhe i tha gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, se nuk mund të qëndronte në një podium me Janzes Jansa, pasi ai dy eurodeputetë të grupit parlamentar socialdemokrat i kishte “sulmuar dhe fyer në mënyrë të papranueshme.” Respektimi i drejtësisë de rolit të deputetëve të zgjedhur janë shtylla bazë të shtetit ligjor, pa të cilat BE nuk funksionon.

 

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kujtoi Jansas, se gjykatësit mund të kenë biografinë e tyre, dhe ajo duhet trajtuar me respekt, edhe kur ata kanë një qëndrim tjetër politik. Mbi këtë përplasje zëdhënësi i presidencës sllovene nuk donte të shprehej. Von der Leyen nuk e përmendi përplasjen në konferencën e shtypit, por kërkoi respektimin e standardeve të shtetit ligjor. Një funksionar i BE u shpreh vetëm për një “provokim të panevojshëm” të Jansas. Sllovenia që ka marrë tani presidencën e radhës nga Portugalia kërkon të arrijë në 6 muajt e ardhshëm progres më të shpejtë në bisedimet e anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Më shumë

Dyfishohen vdekjet e emigrantëve në rrugët detare drejt Europës

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që humbën jetës gjatë udhëtimeve në rrugë detare drejt Europës është dyfishuar këtë vit, tha Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara në një raport të ri.   Të paktën 1,146 njerëz vdiqën midis janarit dhe qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.   Rruga e Mesdheut Qendror, midis Libisë […]

Qeveria gjermane ndalon përdorimin e flamurit të Hamasit pas shpërthimit të protestave anti-semite

Qeveria gjermane ka arritur një konsensus për të vendosur ndalimin e flamurit të Hamasit, grupit militant palestinez. Masa ka për qëllim të dërgojë një “mesazh të qartë për qytetarët hebrenj” mes një rritjeje të incidenteve antisemitike.   Ndalimi i flamurit të Hamasit u raportua së pari nga gazeta Welt am Sonntag. Dalja citoi Thorsten […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Investimet e Kinës në Evropë ishin dukshëm më të ulëta vitin e kaluar sesa vitet e mëparshme. Por Gjermania ende është ndër vendet me investimet më të mëdha kineze.   Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evropian […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara