e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Pas përfshirjes në axhendën parlamentare, Kuvendi vendosi që të mos humbasë kohë dhe të nisë shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duke e kaluar atë në Komisionin  Ligjeve. Por në një letër të gjatë dërguar Komisionit të Ligjeve thuhet se Presidenca është njohur me mbledhjen që pritet të zhvillohet sot vetëm ditën e djeshme dhe nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet apo çfarë kërkohet prej Presidentit.

 

Në letrën e firmosur në fund nga drejtori i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti, thuhet se prej dy vitesh Kuvendi po përpiqet që të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të kreut të shtetit. Përpjekjen për shkarkimin e Presidentit, Presidenca e konsideron si tentativën e radhës që bie në kundërshtim me Kushtetutën edhe ligjin dhe që bëhet për të shmangur problematikat reale që po evidentohen nga procesi zgjedhor i 25 Prillit.

 

“Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak, është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill”.

 

Ndër të tjera Presidenti sjell sipas tij një sërë shkeljesh së qeverisë ndër këto vite ndërsa në fund thotë se Kuvendi nuk gëzon legjitimitetin për të kryer veprimtari hetimore pasi nuk ka opozitë brenda tij.

 

“Është ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij”, shkruhet në letër.

 

Por megjithatë, më tej thuhet se nëse ky Kuvend e gjen veten të aftë për të zbardhur krimet zgjedhore atëherë, Presidenca rendit disa ngjarje të ndodhura gjatë zgjedhjeve, që nga plagosja në Kavajë, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, keqpërdorimin e materialeve propagandistike në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe dërgimi i mesazheve me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në emër të Presidentit Meta.

 

“Kushtetuta parashikon se e drejta themelore për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, si dhe respektimi i parimit të pluralizmit politik, janë bazat e funksionimit të shtetit tonë demokratik dhe secili prej nesh ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto parime”, thuhet në letër.

 

Duke renditur të gjitha këto arsye në një letër të gjatë, në fund thuhet se Meta është në pritje të një përgjigje nga Komisioni i Ligjeve për ta realizuar këtë takim më 10 Maj që përkon me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare pasi dosja në fjalë është voluminoze.

 

Më shumë

PD: Liria e medias është në rrezik!

Deputetja e PD në opozitë, Albana Vokshi ka reaguar të martën pas shpalljes së garës për 5 anëtarë të Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA), përfshirë dhe kryetarin, duke shprehur shqetësimin se kontrolli i këtij institucioni dhe RTSH-së nga qeveria e kryeministrit Rama, ka vendosur lirinë e medias në rrezik. Vjedhja e mandateve përmes blerjes […]

Berisha “non grata” nga SHBA, reagon Basha: Keqardhje për vendimin! Bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA. Basha shpreh keqardhje për vendimin e Sekretarit të Shtetit dhe bënthirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim.   Basha shprehet më tej se Dr. Berisha është padyshim udhëheqësi […]

Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “non grata” nga SHBA

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën nga Departamenti i Shtetit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë:   “Sot, po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë.   Në cilësinë e […]

Vendimi i DASH, Berisha: I keqardhur, s’ka asnjë bazë konkrete

Në një përgjigje të gjatë ndaj vendimit të njoftuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, ish kryeministri Sali Berisha shprehet “i keqardhur nga vendimi” të cilin ai e konsideron “pa asnjë bazë konkrete”. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se “gjatë 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresën time, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara