e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Dubrovniku në Kroaci pasi u sulmua nga forcat jugosllave në nëntor 1991. Foto: EPA/PETER NORTHALL.

 

 

Një sondazh i opinionit publik tregoi se shumica e malazezëve besojnë se vendi i tyre nuk po i trajton si duhet krimet e viteve 1990 dhe se sistemi gjyqësor nuk ka kapacitet të trajtojë çështjet që kanë lidhje me luftën.

 

Rreth 55 për qind e të anketuarve malazezë në një sondazh të opinionit publik botuar të enjten nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut thanë se vendi nuk ka arritur të merret si duhet me të kaluarën e tij të luftës.

 

“Publiku beson se partitë politike nuk janë të përkushtuara për drejtësi tranzicionale dhe për t’u marrë me të kaluarën e kohës së luftës”, tha Milos Vukanoviç nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

 

Gjysma e të anketuarve thanë se nuk e mbështesnin ministrin e drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe të pakicave Vladimir Leposaviç, i cili shkaktoi një mosmarrëveshje muajin e kaluar kur shprehu dyshimin në lidhje me vendimet e gjykatave ndërkombëtare që i klasifikojnë masakrat e Srebrenicës 1995 nga forcat serbe të Bosnjës si gjenocid.

 

Tetëdhjetë e nëntë për qind e të anketuarve thanë se e dinin se çfarë ndodhi në Srebrenicë në 1995 dhe 67 për qind i klasifikuan masakrat si gjenocid.

 

Më 8 prill, kryeministri Zdravko Krivokapiç propozoi shkarkimin e Leposaviçit për komentet e tij në lidhje me masakrën e Srebrenicës, por ministri tha se ai nuk mohoi vuajtjet e viktimave të masakrave të Srebrenicës 1995, por se thjesht kritikoi gjykatën e OKB-së në Hagë.

 

Më shumë se 60 për qind e të anketuarve thanë se ata mendojnë se drejtësia malazeze nuk ka kapacitetin për t’u marrë me të kaluarën e luftës.

 

Që kur Mali i Zi u bë i pavarur në 2006, ai ka mbajtur vetëm tetë gjyqe për krime lufte të kryera në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Por vetëm të dyshuar të nivelit më të ulët janë gjykuar, përfshirë roje, kuzhinierë, shoferë dhe vullnetarë ushtarakë.

 

Bashkimi Evropian ka kërkuar që krimet e luftës të jenë një përparësi e lartë për prokurorët malazezë ndërsa vendi bën përparim në bisedimet e pranimit.

 

Por përkundër kësaj, Mali i Zi nuk nisi asnjë rats të ri krimesh lufte në vitin 2020, ndërsa oficerë të lartë të kohës së luftës të dyshuar për vepra penale mbeten pa gjykuar dhe vetëm një ushtar i rangut të ulët është dënuar.

 

Si pjesë e Jugosllavisë, Mali i Zi mori pjesë drejtpërdrejt në luftërat në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviçit, megjithëse nuk pa asnjë konflikt në tokën e vet. Analistët thonë se disa ish-politikanë dhe politikanë aktualë kishin role në ngjarje të kohës së luftës që ata do të donin t’i mbanin nën qilim.

 

Më shumë se 74 për qind e të anketuarve të sondazhit thanë se ata besonin se NATO-ja bëri krime lufte gjatë bombardimeve të Jugosllavisë në 1999.

 

Një total prej 828 malazezësh të moshës mbi 18 vjeç morën pjesë në anketim. BIRN

 

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara