Shumica e popullsisë ka një mendim të ndryshëm nga ai që reket të imponojë kasta dominante, e cila vrapon pas me te fortit.
Këto janë rezultatet e një ankete nga Euronevs për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe “Data Centrum” në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë. Sipas saj shqiptarët zgjedhin BE përpara SHBA. Në rastin e një konflikti mes SHBA-së dhe BE-së, që nuk ka lidhje me Shqipërinë, shumica e shqiptarëve do të rreshtoheshin në krah të BE-së.
Pak më shumë se gjysma e qytetarëve (56,9%) mendojnë se Shqipëria duhet të pozicionohet pro BE-së dhe rreth një e treta (32,6%) pro SHBA-ve. Vetëm 6% mendojnë se në një konflikt të tillë Shqipëria duhet të jetë neutral.
Rezultatet, pjesë e një një vrojtimi të Euronews Albania, mbi pritshmërinë e qytetarëve për anëtarësimin në BE, nuk tregojnë nëse këto preferenca janë fryt i politikave që SHBA ka ndjekur vitet e fundit ne Shqipëri, apo nëse kjo është një tendencë e kahershme.
Interesant është fakti se preferenca për Europën është më e fortë në moshat e reja.
Deri në moshën afërsisht 55 vjeç, dy herë më shumë shqiptarë duan rreshtimin në krah të BE-së. Në moshat më të mëdha kjo diferencë ngushtohet dhe në moshën mbi 65 vjeç diferenca zvogëlohet ndjeshëm, duke treguar relativisht më shumë anësi nga SHBA-të në krahasim me moshat e tjera.
Konkluzionet/ BE: Shqipëria bëri progres, por duhet luftuar korrupsioni i nivelit të lartë
Emigrimi i të rinjve/ 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç
Sondazhi/ Shqiptarët zgjedhin Europën para Amerikës
Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë
Prokurimet publike, dëmi në buxhet mbi 120 milionë dollarë në dekadën e fundit
Institucionet më të korruptuara, publikohen gjetjet e “Barometrit të Ballkanit”
Korrupsioni ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2021, sipas një raporti të fundit “Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri 2021”. Ky raport është përgatitur nga ACER nën drejtimin e Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC – Maqedonia e Veriut), në kuadër të rrjetit të SELDI (Lidershipi […]
Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]
Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]
Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]