e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Organizatat dhe grupet e strukturuara kriminale kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë dhe i ushtrojnë aktivitet e tyre në një territor të gjerë nga Brazili deri në Kosovë.

 

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) në Shqipëri, Arben Kraja, tha në një deklaratë për shtyp se “organizatat dhe grupet e strukturuara kriminale kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre, ngaqë ushtrojnë aktivitet në një territor shumë të gjerë, duke kaluar përmes shumë territoresh nga Brazili deri në Kosovë.”

 

Deklarata e për shtyp e kreut të SPAK-ut erdhi pas një bisede me drejtues të policisë dhe të prokurorisë në Kosovë dhe në Itali lidhur me operacionin e përfunduar të hënën (17.05) me kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan (Kosovë), në një kontenier me ngarkesë mishi që vinte nga Brazili. Informacioni për tranzitin e 400 kg kokainë erdhi nga autoritetet e huaja.

 

Të vendosur për të luftar deri në fund trafikun e drogës

 

Në mesazhin e tij kreut të SPAK-ut theksoi domosdoshmërinë e koordinimit dhe të bashkëpunimit mes institucioneve në kushtet e rritjes së shkallës së rrezikshmërisë se organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale.

 

“Reagimi i institucioneve tona, i autoriteteve të  huaja, të Kosovës dhe të Italisë tregon që nëse do jemi të gjithë bashkë dhe koordinojmë punën me njëri-tjetrin, do të jemi pa diskutim të suksesshëm. Bllokimi i një sasie të tillë kokaine tregon që efektiviteti i strukturave tona është në lartësinë e duhur. Jemi të vendosur që deri në fund të luftojmë raste të tilla.” – tha Kraja.

 

Krahas konfiskimit të 400 kg drogë policia e Kosovës ka arrestuar shtatë shtetas të Kosovës dhe disa të tjerë janë në kërkim si pjesë e grupit kriminal.

 

Kokaina është nisur nga Brazili, ka kaluar në disa shtete për të mbrritur në një  port të Italisë, më pas në portin e Durrësit dhe që andej  në Kosovë. Kokaina ishte e destinuar për shtete të ndryshme.

 

Në raportin  “Flukset e njerëzve, të drogës dhe të parave – Maj 2021” të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, Ballkani Perëndimor konsidetohet si rajoni më i madh i tranzitit për trafikimin përherë dhe më shumë të kokainës.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara