Më 30 Shtator të vitit 1876, u lind në Korçë, muzikanti e atdhetari i njohur shqiptar, Spiridon Ilo. Mërgoi që herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku krahas punës së përditshme, ndoqi dhe studimet e larta për muzikë.
Ai ishte shqiptari i parë, që ngriti një firmë për ndërtimin e pllakave të gramafonit dhe regjistroi shumë këngë patriotike dhe popullore shqiptare.
Në vitin 1913 u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Rumani.
Në vitin 1916 emigroi në New York, të Amerikës ku hapi një kafene të vogël.
Spiridon Ilo themeloi shoqërinë e parë diskografike me këngë shqip, në vitin 1923.
Nën drejtimin e tij, diskografia luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare në vitet 1920-1940. Ilo kreu regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, himni u këndua nga Spiridon Ilo dhe tenori arbëresh, Gjuzeppe Mauro.
Në vitet `20 botoi e shpërndau kartolina me temë patriotike. Ka botuar komedinë “Vërtet ëndërr” si dhe përmbledhjen me këngë patriotike “Dëshirat e zemrës”.
Mbas disa vjetësh u rikthye në Rumani dhe në vitin 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Më 1 prill të vitit 1945 iu akordua pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare.
Kallëpet e pllakave të gramafonit Spiridon Ilo i solli në Shqipëri dhe më 1946 ia dhuroi Komitetit Ekzekutiv.
Vdiq në Korçë në vitin 1950.
Ismail Kadare: Ky vend bëhet!
‘Bejkë e bardhë’: Ndahet nga jeta Lefter Çipa, autori i mbi njëmijë këngëve të polifonisë shqiptare
118-vjetori i vdekjes së figurës së shquar patriotike Papa Kristo Negovani
Nikolla Naço (1843-1913)
141-vjetori i vdekjes së patriotit e ideologut së Rilindjes Kombëtare Zef Jubani
85-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare
Sot mbushen 7 vjet nga ndarja e nga jeta e Usta Laver Bariut. Ustai Laveri ishte personalitet i shquar i muzikës popullore shqiptare në klarinetë dhe si këngëtar. Themelues dhe drejtues i Sazeve të Përmetit të njohura në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Pëveçse ishte një mjeshtër i pakontestuar i klarinetës, ai mund […]
16 janar 2020- Xhevdet Ferri Aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pas ishte diagnostikuar me kancer. Aktori me shumë role kryesore lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Me bashkëshorten e tij, aktoren Rozeta Ferri, ka luajtur në shumë filma si “Dhe vjen një ditë”, “Vitet […]
Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) lindi në Pogradec më 27 dhjetor 1899, Jeta dhe vepra e tij është gjerësisht e njohur. Sidoqoftë, ca pjesë të punës së tij nuk janë të ditura për publikun e gjerë. Më 15 korrik 1939 revista letrare e Athinës, “Nea Estia” (Vatra e Re), botonte në […]
Lindi në Gur të Bardhë të Matit. Si autodidakt, arriti të pajisej me një kulturë të mirë për kohën e tij. U shugurua meshtar qysh në moshë të re dhe shërbeu për shumë vjet si famulltar në kishat katolike të Kosovës dhe të Maqedonisë. Për aftësinë e tij u emërua Vikar i përgjithshëm i […]