Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

INSTAT publikon informacion për institucionet e artit dhe kulturës, të trashëgimisë kulturore dhe bibliotekës kombëtare.

 

 

Institucione të artit dhe kulturës

 

Gjatë tremujorit të katërt 2020, janë organizuar gjithsej 80 shfaqje dhe premiera të hapura, 7 shfaqje në Teatrin Kombëtar Popullor, 32 shfaqje në Teatrin Kombëtar Eksperimental, 20 shfaqje në Teatrin Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, 16 shfaqje në Qëndrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe 5 shfaqje në Cirkun Kombëtar.

 

Gjatë vitit 2020, janë organizuar gjithsej 328 shfaqje dhe premiera në institucionet qëndrore të artit. Krahasuar me vitin e kaluar, ky numër është shumë i ulët për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Megjithatë, institucionet e artit kanë vijuar veprimtarinë me shfaqje dhe premiera online, të publikuara në rrjete sociale.

 

Në tremujorin e katërt 2020, numri i spektatorëve gjithsej në aktivitetet kulturore është 5.457 spektatorë. Pjesëmarrja më e lartë e spektatorëve u evidentua në Teatrin Kombëtar Eksperimental (40,2%) dhe në Cirkun Kombëtar (30,1%).

 

Në institucionet qendrore të artit, gjatë vitit 2020, morën pjesë në aktivitetet kulturore 38.332 spektatorë.

 

Trashëgimi kulturore

 

Numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, në tremujorin e katërt 2020, është 34.993 vizitorë, 15,5 % e të cilëve janë të huaj. Gjatë këtij tremujori, vizitorët vendas nuk kanë patur dallime të dukshme në frekuentim të institucioneve të trashëgimisë kulturore. Ndërkohë, vizitorët e huaj kanë frekuentuar më shumë Kalatë dhe Monumentet.

 

Gjatë vitit 2020, numri i vizitorëve në muze, kala dhe parqe arkeologjike është 190.467 vizitorë, 16,8% e të cilëve janë të huaj.

 

Biblioteka Kombëtare

 

Në tremujorin e katërt 2020, numri i shërbimeve të njësive bibliotekare është 2.856 dhe numri i frekuentuesve në Bibliotekën Kombëtare është 2.733 persona. Gjatë këtij tremujori, janë afishuar 799 tituj të rinj dhe 3.477 ekzemplarë të rinj.

 

Gjatë vitit 2020, në Bibliotekën Kombëtare, numri i njësive bibliotekare është 20.306 dhe numri i frekuentuesve është 30.002 persona. Gjatë këtij viti, janë afishuar në total 2.537 tituj të rinj dhe 11.022 ekzemplarë të rinj.

 

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara