e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

 

Të enjten, statuja e bronzit nga skulptori i njohur dhe drejtori i Muzeut Kombëtar të Artit të Kinës Wu Weishan “Takimi magjik, dialogu mes Konfucit dhe Sokratit” u vendos në kryeqytetin grek Athinë. Kjo është një pjesë e rëndësishme e ceremonisë së hapjes të “Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Greqi” 2021.

 

Tema e kësaj vepre është “dialogu” dhe ajo shfaq urtësinë, shpirtin dhe filozofinë e Konfucit dhe Sokratit. Këta dy filozofë, që përfaqësojnë dy kultura të ndryshme, kanë zhvilluar dialog shpirtëror dhe shkëmbime idesh prej mijëra vjetësh, duke shfaqur jo vetëm konceptet e mësimit të ndërsjellë dhe zhvillimit të përbashkët mes qytetërimit kinez dhe atij grek, por edhe fatin e përbashkët njerëzor. Qeveria greke përzgjodhi rrënojat e tregut të lashtë pranë Akropolit si vendin për vendosjen së kësaj vepre.

 

Ministrja e Kulturës dhe Sporteve e Greqisë Lina Mendoni, ministri grek i Turizmit Vassilios Kikilias dhe i ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës kineze në Greqi Wang Qiang zbuluan statujën “Takimi magjik”.

 

Wu Weishan u shpreh në videofjalim se Konfuci dhe Sokrati janë dy gjigandë të historisë së Lindjes dhe Perëndimit. Vepra me temën e “dialogut” mes tyre ka si synim për të shfaqur ndërlidhjen shpirtërore të botës së brendshme dhe dëshirën e përbashkët për një të ardhme të bukur. (Xu Guang) CRI

 

 

Më shumë

Lindja e Mesme, në fokus të bisedimeve Izrael-Rusi

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, po viziton për herë të parë Rusinë që nga zgjedhja e tij në këtë pozitë në muajin qershor të këtij viti. Bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin, pritet të fokusohen në Lindjen e Mesme. Televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet e fillimit të bisedimeve në qytetin turistik të Soçit në […]

Rusia njofton pezullimin e misionit rus në NATO

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov njoftoi të hënën se vendi i tij do të pezullonte misionin rus në NATO.   Zoti Lavrov tha se masa ishte në përgjigje ndaj vendimit të javës së kaluar të NATO-s, për të dëbuar tetë anëtarë të misionit rus në aleancën ushtarake.   Pas njoftimit se Rusia […]

Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, humb jetën nga COVID-19

Colin Powell, Sekretari i parë afrikano-amerikan i Shtetit dhe një ushtarak i lartë amerikan, vdiq të hënën në moshën 84 vjeçare si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga sëmundja e COVID-19-s.   Në një deklaratë në Facebook, ku njoftohej lajmi i vdekjes së zotit Powell, familjarë të tij shkruanin se ai ishte plotësisht […]

Një parti algjeriane bën thirrje për dërgimin e Francës në gjykata për krime koloniale

Lëvizja për Shoqërinë dhe Paqen tha se: “Nderimi i dëshmorëve kërkon padi (ndaj Francës) në nivel ndërkombëtar”     Një parti politike në Algjeri të dielën bëri thirrje për ndjekjen penale të Francës në gjykatat ndërkombëtare për krimet që ajo kreu në Algjeri gjatë 132 viteve të sundimit të saj kolonial, transmeton Anadolu […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara