e shtunë 8 maj 2021
e shtunë 8 maj 2021

 

 

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë pasditen e sotme në një takim të organizuar në Presidencë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, si dhe gjeneral-major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë.

 

 

Në fokus të takimit ishte stërvitja “Defender Europe 21”, ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

 

Në një deklaratë pas takimit, Yuri Kim thekson se Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë, dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon.

 

“Dua të falënderoj Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Ministrin Peleshi për pritjen e tyre sot. Patëm një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrën se si mund të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin tonë nëpërmjet stërvitjeve të ardhshme ushtarake të SHBA, me ushtarë shqiptarë dhe në tokën shqiptare.

 

Një aleate e palëkundur e NATO-s prej vitit 2009, Shqipëria është një partnere strategjike e sigurisë për Shtetet e Bashkuara – si në rajon, ashtu edhe në botë. Shqipëria po investon ndjeshëm për të forcuar gatishmërinë e saj për mbrojtjen kolektive të NATO-s, duke punuar ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë në të gjitha fushat.

 

Ne kemi qenë dëshmitarë të guximit dhe vendosmërisë së shqiptarëve në Afganistan, Kosovë dhe Irak dhe, përmes Partneritetit Kombëtar të Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit.

 

Ndërsa ne jemi ende duke planifikuar stërvitjen DEFENDER-Europe 21, presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Shqipëria do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake që po afrojnë, dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon.

 

Faleminderit edhe një herë për mirëpritjen tuaj të ngrohtë në Shqipëri dhe pres me kënaqësi edhe më shumë vite mbështetjeje të ndërsjellë me aleaten tonë të vyer, Shqipërinë”.  Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë”, ka thënë Kim.

Më shumë

Ushtria e SHBA dhuron 29 automjete shumëpërdorimshme për FA

Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në portin e Durrësit.   Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara […]

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen për Mbrojtjen Euroatlantike, kontribut në Komandën e Forcës së Bashkuar të NATO (JFCNF) Norfolk, Virginia

Në datën 2 tetor 2020, në Komandën Supreme të Aleancës, ACO SHAPE Mons, Belgjikë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Krijimit të Komandës së re të NATO, Joint-Force Command Norfolk, ku morën pjesë komandanti Suprem i Aleancës në Europë (SACEUR), gjeneral Tod D. Wolters (US AIRFORCE), shefi i Shtabit të ACO Admiral […]

Ministeriali i Mbrojtjes të NATO për herë të parë në historinë e tij online – Xhaçka: Unitet politik dhe solidaritet, mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani

Për herë të parë në histori është zhvilluar on line Ministeriali i Ministrave të Mbrojtjes, punimet e së cilit janë mbyllur sot. Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtarë të NATO-s, kanë diskutuar për pandeminë e COVID 19 dhe masat e marra në kuadër të saj. Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka gjatë fjalës së […]

11 vjetori i Shqipërisë në NATO – Ambasadorja Yuri Kim: Së shpejti bazë në Kuçovë

Sot mbushen 11 vjet nga dita kur Shqipëria u bë pjesë e NATO. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, përmes një postimi në Facebook, shkruan se që kur Shqipëria u bë pjesë NATO, forcat e saj dhe të SHBA kanë derdhur gjak në djersë dhe lot së bashku. “Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara