e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Stërvitjet e radhës u zhvilluan në bazat e batalionit të luftimeve tokësore të Zall Herrit, ku nëpërmjet manovrave u bë zbulimi dhe shpërthimi i minave.

 

Kapiteni i forcave amerikane Macintosh, shpjegoi procesin duke theksuar se automjeti për zbulimin  e minave shpëton jetë, pasi këto lloj municionesh janë shumë të rrezikshme për njerëzit.

 

“Ky ushtrim është për të gjetur një minë e cila mund të jetë e vendosur nën tokë dhe të jetë e rrezikshme. Për të shmangur rrezikun që vjen nga prania fizike e ushtarëve ndihmon shumë kjo makinë.  Kjo është një minë mjaft e rrezikshme, e aftë të dëmtojë jo vetëm ushtarakët por edhe automjetin”, shprehet kapiteni John Macintosh

 

Stërvitja tjetër e ‘Defender Europe 21’ ishte improvizimi i mbrojtjes nga rreziku i armëve kimike e biologjike dhe mbrojtja e civilëve nga helmimi i mundshëm.

 

Për majorin Eljoni Gjoshe, kjo stërvitje me forcat amerikane ka një rëndësi tepër të madhe dhe për forcat tona.

 

“Ky është një nder për ushtrinë shqiptare dhe për ne, për të bërë një stërvitje me partnerët tanë strategjikë siç janë ushtria amerikane. Kemi pasur një bashkëpunim të mirë për periudhën e stërvitjes. Jemi trajnuar me palën amerikane, me ushtarët e tyre, me oficerët e tyre. Për të gjitha procedurat standarde që ata përdorin. Forcat tona kanë kohë që stërviten përditë për këtë lloj trajnimi”, thotë Gjoshe.

 

Forcat Amerikane të ‘Defender Europe 21’ kontribuan dhe me hapjen e një rruge për banorët e zonës së Zall Herrit.

 

Ndërkohë ambasadorja amerikane, Yuri Kim ndoqi nga afër stërvitjen në bazën e Pasha Alimanit.

 

“Defender 21 është në fakt stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendmbërritja ose vendndodhja kryesore. Kjo do të thotë një rritje domethënëse në aftësitë tona për të punuar ë bashku si aleatë ushtarakë”, u shpreh Kim.

 

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje. Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 Qershor 2021 në vendin tonë.

 

Më shumë

Nis në Shqipëri stërvitja “Defender Europe 2021”, marrin pjesë tre gjeneralët më të lartë të NATO

Me pjesëmarrjen e veçantë të tre gjeneralëve më të lartë të Aleancës së NATO, por edhe të mjaft autoriteteve të larta nisi nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin e Ballkanit Perëndimor, “Defender Europe 2021”.   Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shprehu mirënjohjen që u zgjodh Shqipëria si një ndër 12 […]

Ushtria e SHBA dhuron 29 automjete shumëpërdorimshme për FA

Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në portin e Durrësit.   Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.   Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara […]

Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO në Shqipëri, Kim: Shqipëria, vend kryesor pritës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mori pjesë pasditen e sotme në një takim të organizuar në Presidencë, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, si dhe gjeneral-major Joseph Jarrard, Zv. Komandant Gjeneral i Ushtrisë së SHBA në Europë.     Në fokus të takimit ishte stërvitja “Defender Europe […]

Në vjeshtë nis puna për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Punimet për rindërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës pritet të nisin në muajin tetor të këtij viti. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u njoh me infrastrukturën aktuale të kësaj baze dhe planin për investimin e NATO-s.   I shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara