e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Të shesësh sahatin e Tiranës apo murin ndarës midis SHBA dhe Meksikës janë dy gjëra të ndryshme. Ndërsa e para tregohet si barsaletë, e dyta është reale dhe personazhi që është vënë në qendër të vëmendjes në SHBA është Steve Bannon, ish-mentori i teknikës së komunikimit të Presidentit Trump gjatë fushatës së shkuar elektorale që shënoi edhe fitoren e tij. 

 

Bannon është arrestuar më në fund me akuzën se “kanë mashtruar qindra mijëra donatorë” me një vlerë kompleksive prej 25 milionë dollarësh, në kuadrin e fushatës We Build The Wall,  për ndërtimin murin e famshëm që do të ndajë përfundimisht  fizikisht  SHBA me Meksikën. Një pjesë të këtyre parave, sipas hetuesve, është përdorur për të financuar stilin e tij të jetesës.

 

I informuar dhe i pyetur për ngjarjen, Presidenti Trump e përkufizoi atë “si shumë të trishtueshme për Bannon.  Nuk kam të bëj me të prej shumë kohësh. Mendova se projekti i tij kishte të bënte me tendencën e tij për t’u dukur”.

 

Sipas legjislacionit në fuqi, për elementët e akuzës, Bannon dhe persona të tjerë të arrestuar bashkë me të, mund të bëjnë gjer edhe në 20 vjet burg.

 

Ndërtimi i murit ndarës midis SHBA dhe Meksikës ishte një nga premtimet elektorale të Presidentit Trump  katër vjet më parë, një premtim që, me ritmet e veta, po realizohet. Në kuadrin e kësaj ndërmarrjeje, ka qënë edhe nisma për të mbledhur fonde e për të përshpejtuar punimet, nismë që, bashkë me subjekte të ndershëm të interesuar, ka përfshirë edhe mashtruesë profesionistë si Bannon & Co. 

 

Prokurorja e New Yorkut, Odri Shtraus (Audrey Strauss ) përgëzoi me këtë rast punën  e shkëlqyer investiguese të USPIS  e të agjentëve specialë të zyrës së prokurorëve të Shteteve të Bashkuara e të prokurës së Floridas. 

 

Më shumë

Mbërrijnë në Greqi turistët e parë nga Izraeli, secili me çertifikata vaksinimi

Një nga fluturimet e para me turistë nga Izraeli, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit në Greqi. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar çertifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë.   Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një […]

Provokimi i ri i Kremlinit – Putin ka gjithnjë me vete valixhen bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. […]

A është mirë presidenti? Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit , Air Force One

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.   Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten.   Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.   “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara