e martë 26 janar 2021
e martë 26 janar 2021

 

 

NATO është e gatshme të ndryshojë, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, pas një takimi të ministrave të vendeve anëtare, në të cilin u shqyrtua një dokument, që përmbante idetë për reformimin e aleancës.

 

Vitin e kaluar, presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte deklaruar se NATO-s i ka “vdekur truri” dhe kishte bërë thirrje për reformimin e saj.

 

Dokumenti me 67 faqe thekson “se NATO është një aleancë e domosdoshme, por gjithashtu është e nevojshme të ndryshojë”, u tha Stoltenberg gazetarëve, duke shtuar se “kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë.”

 

Ndër 140 sugjerimet konkrete se si të reformohet organizata e sigurisë trans-Atlantike janë mënyrat për të forcuar rolin e saj, si një vend ku aleatët këshillohen me njëri-tjetrin për çështje të rëndësishme të ndërsjellta.

 

Kjo vjen pasi ka pasur përplasje mes aleatëve për disa çështje, përfshirë operacionin ushtarak të Turqisë në Sirinë veriore vitin e kaluar.

 

Ekspertët gjithashtu kanë sugjeruar që të ndryshojë mundësia e vetos në vendimet e përbashkëta.

 

Por, kjo nuk ka gjasa të miratohet pa pajtimin e të gjithë aleatëve.

 

 

Më shumë

Kamala Harris, një Nënpresidente që bën histori

Kamala Harris hyn në histori si Nënpresidentja e parë grua, e para nënpresidente afrikano-amerikane dhe me origjinë indiane. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton mbi rrugën që e solli zonjën Harris në pozicionin e dytë më të fuqishëm në qeverinë amerikane.   Një moment historik në Shtetet e Bashkuara… […]

Atmosfera ushtarake përfshin kryeqytetin amerikan para inaugurimit të Bidenit

Mijëra e mijëra trupa po përgatiten të dislokohen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndërsa kryeqyteti amerikan ka filluar të ngjasojë sipas disa zyrtarëve me kryeqytete si Bagdadi apo Kabulit, dhe jo si qendra e botës së lirë.   Zyrtarët ushtarakë thanë të premten se 18,000 forca të armatosura […]

Aleksej Navalny arrestohet pasi mbërrin në Moskë

Avioni që transportonte Aleksej Navalnyn për në Rusi u ridrejtua papritmas në një aeroport tjetër të Moskës. Policia arrestoi disa mbështetës të tij, të cilët e prisnin Navalnyn në destinacionin e tij të planifikuar.   Kritiku i ashpër i Kremlinit dhe aktivisti politik Aleksej Navalny u arrestua, pasi u kthye në Rusi të […]

Parada ushtarake, Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike

Parada e arsenalit ushtarak në Korenë e Veriut vjen pak ditë përpara betimit të Xho Bajden si president i Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe pak ditë pasi Lideri Kim Jong UN e përshkroi SHBA-në si “armikun kryesor të vendit”.   Koreja e Veriut zhvilloi këtë të enjte një paradë ushtarake në kryeqytetin e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara