e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Ndërsa rritet gjithnjë numri i kompanive që shesin produktet duke ua propozuar blerësve përmes telefonatave, AKEP po merr masa për bllokimin e këtyre thirrjeve që jo gjithnjë janë të dëshiruara nga qytetarët.  Autoriteti I Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hedhur për konsultim public një draft rregullore që lidhet drejtpërdrejtë me mbrojtjen e përdoruesve të telefonisë, ku një aneks I kushtohet pikërisht bllokimit të thirrjeve të padëshiruara nga kompanitë tregtare.

 

Objekti i Aneksit është përcaktimi i rregullave për sipërmarrësit ofrues të shërbimit publik telefonik që alokojnë numra për pajtimtarët dhe përdoruesit fundorë për regjistrimin e të dhënave të sakta të pajtimtarëve në lidhje me ID, zgjedhjen për përfshirje në Numeratorin Telefonik të Përgjithshëm, shërbimit të kërkimit të informacionit në numerator, si dhe krijimin e Regjistrit Do Not Call Me për të mundësuar pajtimtarët të mos marrin thirrjet/komunikimet pa kërkesë, nëse nuk e dëshirojnë këtë.

 

Propozimi është që secili operator duhet të krijojë një Bazë të Dhënash të Pajtimtarëve e cila të përmbajë zgjedhjet e pajtimtarëve për regjistrin Do Not Call Me dhe Numeratorin, dhe më pas këto të dhëna të përdoren për një regjistër kombëtar për thirrjet e pakërkuara dhe për ofrimin e shërbimeve të numëratorit telefonik dhe kërkimeve në numerator nga palët e interesuara. Operatorët dhe administratori i regjistrit kombëtar Do Not Call Me kanë detyrimin që të sigurojë integritetin, saktësinë, përditësimin dhe ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të pajtimtarëve sipas legjislacionit në fuqi.

 

Aneksi detyron Çdo sipërmarrës ofrues i shërbimit publik telefonik që alokon numra për pajtimtarët përdorues fundorë të shërbimit publik telefonik, ka detyrim që të sigurojë për pajtimtarët e tij që të kenë të drejtën, pa pagesë, që të përfshihen në Numëratorin Telefonik të Përgjithshëm, të informohen për qëllimin e numëratorit dhe funksionet e disponueshme të kërkimit të informacionit në numërator si dhe në Regjistrin “Mos më Telefono” (Do Not Call Me), për të mos marrë thirrje/komunikime të pakërkuara tregtare.

 

Sipërmarrësit e cituar në pikën 1 më sipër kanë detyrime që duke filluar nga 1 mars 2021 në Përmbledhjen e Kontratës, të përfshijë dhe zgjedhjen e pajtimtarit për përfshirje në Numëratorin e Telefonik të Përgjithshëm dhe zgjedhjen e pajtimtarit për thirrjet/komunikimet pa kërkesë, apo për përfshirje në Regjistrin “Mos më Telefono”.

 

Më shumë

30 vite nga rënia e bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha

Më 20 shkurt të vitit 1991 dhjetra, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës dhe u përurua periudha e lirisë nga ideologjia e regjimi që e persekutoi, e varfëroi, e vrau popullin dhe shkatërroi […]

118-vjetori i vdekjes së figurës së shquar patriotike Papa Kristo Negovani

Papa Kristo Negovani lindi në Negovan të Kolonjës (në anën lindore të Gramozit, sot Greqi). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë. Papa Kristo Negovani u vendos për disa kohë në Rumani ku punoi duke ushtruar profesionin e drugdhendësit. Në atmosferën e shoqërive atdhetare shqiptare, ai u […]

Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925. Pas 1920 filloi popullimi me banorë të […]

Autoriteti i Dosjeve deklasifikon dosjen Nr. 64: “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklasifikon dosjen Nr. 64, “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”.   “Të gjithë udhëheqësit u ndryshuan në vendet e Lindjes. Edhe te ne, sa të mbarojnë problemet e filluara në Lindje dhe do të ndryshojë, se Themeluesit të Partisë, njeriut që hante njerëz, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara