Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të pezullojnë vendimin për të dëbuar turkun Selami Simsek.
Drejtësia evropiane ka bërë kështu sigurim padie për Simsekun, të cilit më 2 korrik autoritetet shqiptare i refuzuan kërkesën për azil politik.
Simsek e pati paditur në Gjykatën Administrative mohimin e të drejtës për azil nga Ministria e Brendshme, padi që në dhjetor u rrëzua, por sidoqoftë ai kishte si mundësi edhe apelin.
Kështu deri në pritje të vendimit të Apelit, sipas autoriteteve evropiane Simsek duhet të mos dëbohet për në Turqi.
Turku u arrestua në vitin 2019 në aeroportin e Rinasit teksa po udhëtonte tranzit për në Kanada së bashku me një të njohurin e tij, Harun Çelik. Të dy u pikasën me dokumente false dhe për këtë u dënuan me një vit burg.
Pas shlyerjes së dënimit, Harun Çelik u dëbua nga Shqipëria më 1 janar 2020, pasi i qe mohuar e drejta e azilit. Pas tij, Simsek kërkoi gjithashtu azil dhe deri më sot mbetet në qendrën e mbyllur për emigrantët në Kareç të Vorës pa e fituar ende azilin.
Në Turqi si Çelik, po ashtu edhe Simsek cilësohen anëtarë të organizatës së Fethullah Gülen, të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon si përgjegjës për puçin e dështuar të shtetit në vitin 2016. Të dy i kanë paraqitur autoriteteve shqiptare argumente, sipas së cilave në Turqi nuk u garantohet proces i rregullt gjyqësor dhe largimin për në Kanada e shihnin si rrugë për t’iu larguar përndjekjes politike, raporton euronews.
Autoritetet shqiptare kanë marrë vazhdimisht kritika për mënyrën se si i qasën kërkesat për azil të dy turqve. Eurodeputetë të ndryshëm kërkuan transparencë për procedurat e ndjekura, ndërkohë që në maj 2020 Organizata e Kombeve të Bashkuara nisi hetim për dyshime të mundshme në shkelje të të drejtave të njeriut.
Pse i harruam gratë në pandemi?
Nesër nis muaji i Ramazanit, Kreu i KMSH uron besimtarët: Agjërim sa më të lehtë, qoftë muaji i mëshirës dhe i mirëkuptimit
Studiuesit diskutojnë rreth historisë kombëtare shqiptare
149-vjetori i lindjes së Asdrenit
Zgjedhjet – 107,024 persona do të votojnë për herë të parë
Dita Ndërkombëtare e Romëve – Bernd Fabritius: Nuk ka vend për anticiganizëm
Tetëdhjetë e dy vjet më parë, në të premten e zezë të 7 Prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia Fashiste. Trupat italiane komandoheshin nga gjenerali Alfredo Guzzoni, i cili kishte të gatshme një ushtri prej 40 mijë vetash dhe armatime të shumta. Mëngjesi i 7 Prillit të vitit […]
Këtë vit mbushen 30 vite nga masakra e 2 prillit 1991ku mbetën të vrarë katër qytetarë shkodran. Pavarësisht pandemisë një prej organizatorëve të 2 prillit, Harris Murana i cili mbeti edhe i plagosur rëndë i kujton qytetarëve të Shkodrës që të mos e harrojnë 2 prillin, aq më tepër në këtë vit jubilee të […]
Me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945, pothuajse në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët etnikë nga viset shqiptare në Jugosllavi i mobilizuan dhe i shpërngulën me dhunë në frontin e dytë, të ashtuquajturin “Fronti i Adriatikut”. Ata u grumbulluan e më pas u shoqëruan nga oficerë shqiptarë […]
Bajram Curri lindi në Krushë të Madhe, një fshat ndërmjet Gjakovës dhe Prizrenit. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Ndihmoi në themelimin e klubeve patriotike dhe shkollave shqipe në Kosovë, si dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të Kongresit të Manastirit. Në vitin 1908 ai u zgjodh […]