e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

 

Keni menduar ndonjëherë se do të ishte mirë nëse bletët mund të na siguronin më shumë sesa vetëm mjaltë? Epo, shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore ‘Harry Perkins’ tashmë kanë dalë me diçka mahnitëse.

 

Në një studim të botuar në revistën Nature Precision Oncology, ata zbuluan se një përbërës specifik në helmin e bletës mund të luftojë kundër formave të caktuara të kancerit të gjirit në mënyrë mjaft efektive.

 

Helmi i bletës paraqet përfitime kur përdoret për trajtimin e disa sëmundjeve të sistemit nervor qendror, inflamacionit, dhe madje është zbuluar se sfidon HIV.

 

Një përbërës aktiv ekzistues në helmin e bletës thuhet se ka vrarë qelizat kanceroze rezistente.  akonisht, trajtimet intensive të kancerit përfundojnë duke dëmtuar qelizat e shëndetshme ndërsa bëjnë punën e tyre. Ky përbërës kishte një efekt shumë të vogël dëmtues në qelizat e shëndetshme.

 

Duke testuar helmin në nëntipe të ndryshme klinike të kancerit të gjirit, u pa që u deshën vetëm 60 minuta që përbërja melittin të prishte integritetin e membranave qelizore.

 

Më shumë

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar.   Ky virus vdekjeprurës, që përcillet me hemorragji, kishte infektuar të paktën 16 persona, duk i vrarë 12 prej tyre.   Zyrtarët e OBSH-së dhe ata të Guineas, thanë se mësimet që kanë […]

Hera e parë për këtë vit që nuk raportohet për të infektuar me COVID-19 në kryeqytet

E ndërsa Tirana, qendra më e madhe përhapjes së koronavirusit, sipas të dhënave zyrtare, për herë të parë për këtë vit, nuk shënon asnjë rast të ri të infektuar me COVID-19. Sipas ekspertëve epidemiologë pritej që pas zgjedhjeve të 25 Prillit, të kishte një valë të madhe infektimesh me koronavirus për shkak të grumbullimeve […]

OBSH: Vdekjet nga orari i gjatë i punës janë në rritje

Puna mbi 55 orë në javë mund të jetë “rrezik serioz për shëndetin”, zbulon një studim i ri. Qindra mijëra njerëz vdesin çdo vit për shkak të orëve të gjata të punës dhe pandemia mund të jetë duke i përkeqësuar gjërat.   Orët e gjata të punës kanë çuar në qindra mijëra vdekje çdo […]

Mungesë e vaksinës kineze, qytetarët ngelen pa marrë dozën e dytë

Përgjatë dy ditëve të fundit qytetarët thonë se iu është shtyrë data e vaksinimit për dozën e dytë të vaksinës “Sinovac”.   Sot në qendrën e vaksinimit në sheshin “Skënderbej” ka pasur radhë që në orët e para të mëngjesit.   Qytetarët shprehen se u është thënë në qendrat e vaksinimit se nuk ka […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara