Norpoth është profesor në departamentin e shkencave politike të Stony Brook që ka patur një sukses të madh në parashikimin e zgjedhjeve mbi bazën e një modeli shkencor, një lloj paraqitjeje statistike të garave presidenciale, duke filluar që nga një shekull më parë.
Modeli shkencor primar, siç quhet ai i profesorit Norpoth, ka mundur të parashikojë korrektësisht 25 nga 27 zgjedhjet për president në SHBA, por edhe në rastin e dy mosparashikimeve “korrekte”, bëhej fjalë për rezultate shumë të kontestuara, si ai midis Bush dhe Al Gore në vitin 2000 dhe ai mdis Kenedit dhe Niksonit më 1960-tën.
Norpoth ka filluar të punojë me modelin e tij pas zgjedhjeve presidenciale më 1992 dhe më 1996, në mandatin e dytë të Klintonit, modeli i tij e tregoi saktësinë e parashikimeve. Klinton kishte pak shanse të rizgjidhej, për shkak të disa politikave jopopollore në mandatin e parë. Por parashikimi i Norpoth doli i saktë, pasi nuk bazohej në sondazhet, por në treguesë të tjerë.
Pjesë themelore e modelit të profesorit Nopoth mbeten ato që në fushatat e zgjedhjeve në SHBA quhen primaret presidenciale. Kjo përbën edhe diferencën mdis modelit të tij dhe modeleve të tjerë. Diferencën tjetër e shënon fakti se ai nuk konsideron sondazhet dhe opinionet.
Rreth primareve të Demokratëve të Joe Biden, profesori thotë se ato parashikojnë që në fillim një dështim të plotë të Biden.
“Njerëzit e kanë harruar si doli Joe Biden New Hampshire”, thotë Norpoth. “ Ishte e tmerrshme; fitoi vetëm, 8,4% të votave, çka është e pabesueshme për një kandidat që aspiron të bëhet president”.
Profesor Norpoth, i cili ka studiuar zgjedhjet amerikane që nga ato të vitit 1912, i beson matematikës së modelit të tij. Pyetjes se sa mund të ndikojë Covid-19 apo vdekja e George Floyd për shkak të dhunës së policisë, ai i përgjigjet se kriza të tilla nuk kanë pothuajse asnjë ndikim në modelin e tij matematik.
“Parashikimi im ka të bëjë me atë çka quaj “finale e pakushtëzuar”, thotë profesori i cili vazhdon të thotë se “të gjithë mendojnë se Trump do të digjet, mirëpo unë po parashikoj këtu me siguri pothuajse totale se ai do të fitojë sërish”. “Duket e çuditshme, por nuk është”.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]