Shkrimtarë dhe studiues shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria u bashkuan sot në qytetin e Shkodrës në përpjekje për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të promovuar librin e shkrimtarit dhe veprimtarit nga Rozhaja e Malit të Zi, Ali Daci, libër ky që titullohet “Shtigjet e përgjakura”. Vetë autori i libri nuk ishte i pranishëm për shkak të një sëmundjeje të papritur, që e detyroi të trajtohet në spitalin e Pejës.
Kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, studiuesi Ismet Azizi, tha se libri flet për vrasjen e 21 refugjatëve kosovarë në Malësinë e Rozhajës gjatë dëbimit të tyre me dhunë nga forcat serbo-malazeze, në periudhën e luftës në Kosovë.
“Asht ma tepër se një libër, asht dëshmi, sepse vetë autori ka qenë dëshmitar i atyre ngjarjeve ku, për herë të parë në botë, refugjatët kosovarë vriten nga një ushtri e atij shteti ku kërkojnë shpëtimin. Kjo ka ndodhë në krahinën e Rozhajës dhe, në vend që të kërkojnë shpëtimin, ata kanë gjetë vdekjen nga ushtria serbo-malazeze e atij shteti”.
Për profesorin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Istog të Kosovës, poetin Nuredin Imeraj, edhe pas kaq shumë viteve nga masakra e Rozhajës, shqiptarët vazhdojnë të keqtrajtohen në trojet e tyre në Mal të Zi.
“Asht një vend ku shqiptarët po asimilohen dhe janë asimilu ndër vite. Mirëpo, falë Ali Dacit asht arritë që të ruhet një numër simbolik dhe ta mbajnë një shkollë shqipe në Rozhajë. Ka një numër të vogël të nxanësve shqiptarë që e kanë rujt kulturën, traditën edhe gjuhën me fuqinë e vet dhe me angazhimin, me plot pengesa prej shtetit malazez”.
Botuesi i gazetës “Alpet”, e cila botohet në Tiranë, Ramiz Lushaj, vlerësoi përpjekjet e studiuesit nga Rozhaja, Ali Daci, për të dokumentuar një nga momentet më tragjike të genocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.
“Vetëm personalitete të tilla si Ali Daci, që ne jetën e tyre, në rrugën e tyre, në dejet e tyre kanë gjak dhe frymë shqiptarie, mund të përgatisin dhe të botojnë vepra të tilla, që janë memorie historike për kombin”.
Ndërkohë, studiuesit nga Kosova dhe Shqipëria apeluan për një mbështetje më të madhe nga qeveritë e të dy vendeve për shkrimtarët, artistët dhe studiuesit për të mundësuar bashkëpunimin mes tyre në një shkallë më të gjërë se deri tani. VOA
5 Dhjetor 1920, Lidhjes së Kombeve i kërkohet të njohë Shqipërinë shtet sovran
4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare
112-vjetori i çeljes të së parës shkolle kombëtare pedagogjike në Shqipëri
109 Vjet Shtet Shqiptar
Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40. Sa kushtonin fluturimet drejt Romës, Gjirokastrës e Tiranës
“Në emër të Amerikës”, një ekspozitë për 75 vjetorin e largimit të misionit amerikan nga Shqipëria dhe diktaturën që pasoi
Si sot, më 7 nëntor 1944, në Berat u krijua “Circolo Italiano Garibaldi” (Rrethi Italian Garibaldi). Ky rreth u ndërtua nën frymën e një Instituti që mblidhte pranë tij partizanët italianë dhe jo vetëm (shtetas italian civil) të cilët duheshin organizuar nën një qendër nga ku më pas luftës të organizoheshin per t’u rikthyer […]
Kryetar i Shoqërisë ishte Sami Frashëri, kurse anëtarë qenë një grup patriotësh të kohës, disa prej tyre ndër më të njohurit e Rilindjes, si Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Koto Hoxhi, Zija Prishtina e të tjerë. Synimi kryesor i Shoqërisë, i ngritur nga Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të […]
Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet ’40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga. A e dini se këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s? Tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit […]
Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit. Konferenca mori disa vendime të rëndësishme: 1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe […]