e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

 

“Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale. Nga ky incident duket se do të preket edhe tregtia e mallrave me Shqipërinë, për shkak të vonesave deri në një zhbllokim të situatës.”

 

Burimet nga Drejtoria Detare bëjnë me dije për TCH se midis anijeve të bllokuara në Suez nuk ka asnjë me flamur shqiptar, por nuk përjashtojnë mundësinë e kontejnerëve me mallra me destinacion Shqipërinë. Në rast se autoritetet vendosin që të zhvendosin kontejnerët nga anija e bllokuar për të ndjekur një pikë kalimi përmes Afrikës, vonesat do të jenë të mëdha nga 12-14 ditë ose edhe përtej këtij afati. Një proces I cili do të shoqërohet edhe me kosto shtesë të transportit pasi devijimi i rrugës do të bëjë që porositësit të paguajnë shtesë për mbërritjen e mallrave në destinacion.

 

Ndërsa në botë efektet janë ndjerë tashmë në rritje të çmimit të naftës bruto e paralajmërohet edhe për rritje të çmimeve të mallrave të tjera, në Shqipëri nuk ka ende të pasqyruar efekte. Por, ekspertët për çështjet e tregtisë nuk përjashtojnë mundësinë e ndikimin edhe pse në një përqindje të vogël në volumin e mallrave tregtare, veçanërisht nga Kina. Kundrejt kësaj të fundit, Shqipëria ka parë një rritje të eksporteve këtë fillim vit kryesisht për produktet plastike e kimike si dhe ato te makinerive e pjesëve të këmbimit.

 

Anija gjigante me ngarkesa e ngecur në Kanalin e Suezit po bllokon dërgesat me vlerë prej rreth 9.5 miliardë dollarë në ditë, duke përfshirë edhe ushqime,  të cilat do të kenë një ndikim të madh në ekonominë botërore, kanë paralajmëruar ekspertët.

 

Të paktën 150 anije janë bllokuar për shkak të anijes ““EverGreen” me ngarkesë 200 000 ton  e cila u përplas në kanalin e ngushtë të martën, me mallra me vlerë 29 miliardë dollarë tashmë të mbajtura lart. Efekti është ndjerë në tregjet botërore, ndërsa çmimi i naftës bruto u rrit me 6 për qind të mërkurën, duke përmbysur muajt e rënieve shpesh rekord të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

 

Për periudhën janar – shkurt vendi ka importuar nga Kina total 9.1 miliardë lekë mallra, teksa ka eksportuar në drejtim të saj rreth 11.3 milionë euro mallra “Made in Albania” në drejtim të saj.

 

 

 

 

Më shumë

Mbyllja e Kapshticës lë stok mollët e Korçës

Më shumë se gjysma e prodhimit të mollëve në Korçë ka mbetur stok.  Në Zëmblak fermerët ankohen se tonelata mollë po kalben në magazina për shkak të mungesës së tregut ose po  përdoren si ushqim për bagëtinë.   “Gjysmat i hëngrën dhitë. Nuk qarkullojnë mollët jashtë. Nuk i ha tërë Korça mollët dhe Tirana. […]

Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14%

Eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14% në vitin 2019, ndërsa rritje me 4% shënuan edhe importet drejt vendit tonë.   Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se së bashku me vendet e rajonit, Shqipëria ka marrë masa për të bërë më të lehtë tregtinë mes vendeve, […]

22 shoqata biznesi kundër bllokimit të llogarive të administratorëve – aksionarëve

22 shoqata biznesi janë shprehur njëzëri kundër ndryshimeve të fundit të udhëzimit të procedurave tatimore, i cili parashikon cenimin e llogarive personale të administratorit, ortakut dhe aksionarit të kompanisë lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë pa patur një vendim të formës së prerë të gjykatës i cili ngarkon me përgjegjësi individuale për pagesën e […]

Gazsjellësi TAP fillon operimin tregtar, gati t’u ofrojë gaz transportuesve

Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit të tubacionit në Selanik, gazsjellësi Transadriatik (TAP), një sistem i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, filloi operimin tregtar.   Luca Schieppati, drejtori menaxhues i TAP-it, u shpreh se TAP-i mundëson një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara