e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

 

Gazetari invesigativ Artan Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social Faceboook, ka publikuar një audiopërgjim, ku dëgjohet drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, duke udhëzuar vartësit e tij të shfrytëzojnë legalizimin e 320 mijë legalizimeve në funksion të marrjes së votës.

 

Lame udhëzon drejtorët e tij që të mbajnë lejet e legalizimit për 170 mijë banesa varur me qëllim mbledhjen e votave për Partinë Socialiste.

 

Prej këtyre 170 mijë legalizimeve, Lame thekson se vetëm 60 mijë mund të realizohen, por këtë gjë ata nuk duhet t’ia komunikojnë qytetarëve pasi mund të shkojnë në kampin kundërshtar.

 

Më tej kreu i Kadastrës i urdhëron vartësit t’i mashtrojnë qytetarët dhe tu thonë që legalizimet do të kryhen ditën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve.

 

ZBARDHJA E AUDIO PERGJIMIT TE LAMES

 

Eshtë bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për proçesin e legalizimeve në vijim, unë kam paraqitur situatën e kam iniciuar unë vetë takimin për të informuar dhe atë po dhe për të marrë një input politik që ore si do vazhdoj proçesi, ëëë dhe llogjika ime ka qene kjo:

 

Në këto 320 mijë, objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen…

 

…të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim ëëë, atë, ëë kur të rishihet ëë legjislacioni…

 

…i hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur ëëë duke ëëë sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse ëëë do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhe, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtpi, prapa kësaj ëë të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh, është…

 

…Millosheviçi ti thoj që të ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv që do të thotë janë rrangalla, plera, rrangalla, depo, magazina, ëëë kshu si quhen këto, garazhe shtesa anësore një katëshe plera që shkatërrojn qytetin brënda, do përgatisim një masë të madhe nga këto dhe në bllok këto ti skualifikojm në bashkëpunim me bashkitë që të lëm sa më pak këtë masën që nuk legalizohen dot që nuk legalizohen dot diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që janë që përmbyten ça ti thuash atyre që nuk ë, që do tua skualifikoj, edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizuar, edhe ikën ata u bënë me atë, natyrisht i intereson atij se ça është politika, ai thotë të shpëtoj shtëpinë…

 

 

https://www.facebook.com/100000830338157/videos/3823830617654578/

 

 

Më shumë

Protestohet përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimit të bukës, energjisë elektrike, karburanteve

Qytetarëttë shumtë të protestuan para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të bukës, kafes, energjisë elektrike dhe karburantit.   Protesta ka qenë qytetare, pa incidente. Disa fektiveve të policisë së shtetit kanë formuar një kordon përpara Kryeministrisë.   Gjatë protestës kanë mbajtur fjalën disa qytetarë dhe personalitete, ku kanë ftuar popullin që të këmbëngulë për […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

30 vjetori i rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë

Më 1 tetor të vitit 1991, u rihap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara, pas një ndërprerjeje 52 vjeçare të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria i kishin vedosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1922, 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por në vitin 1939, pas pushtimit të […]

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, debate mes gazetarëve dhe qeverisë

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara