e martë 27 korrik 2021
e martë 27 korrik 2021

 

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë “veçanërisht shqetësuese” për sigurinë e trupave amerikane në rajon, sipas komandantit që mbikëqyr operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

 

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Gjeneral Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të ShBA-së, tha se sateliti rus i Kanopus-V nuk është i efektshëm në përcaktimin e një objektivi.

 

“Nuk mund të bësh shumë me të realisht”, tha ai. “Kjo ndoshta do t’i lejojë ata të shohin diçka me madhësinë e një autobusi shkolle, gjë që nuk do të jetë veçanërisht shqetësuese për ne”.

 

Më herët këtë muaj, zyrtarë amerikanë e të Lindjes së Mesme i thanë gazetës “Washington Post” se zyrtarët ushtarakë iranianë kanë qenë tërësisht të përfshirë në blerjen e satelitit dhe se kanë zhvilluar udhëtime të shumta në Rusi që nga viti 2018 për arritjen e një marrëveshjeje mbi këtë çështje. Ndërsa Kanopus-V tregtohet për përdorim civil, zyrtarët ushtarakë iranianë janë përfshirë shumë në blerjen e satelitetit. Sipas zyrtarëve udhëheqësit e trupave elitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë bërë udhëtime të shumta në Rusi që nga viti 2018 për të ndihmuar në negocimin e kushteve të marrëveshjes.

 

Kanopus-V tregtohet për përdorim civil dhe Gjeneral McKenzie tha se mund të ofrojë imazhe më të mira sesa ato që mund të kapte kamera me rezolucion të lartë e një sateliti.

 

“Mund të duket tërheqëse të vendosësh një satelit në hapësirë në një raketë ruse dhe nëse kjo është mënyra se si ata duan t’i shpenzojnë paratë atëherë le ta bëjnë”, tha Gjeneral McKenzie. VOA

 

Më shumë

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë […]

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.   Frika […]

Monstra e Kaspikut – Avioni sovjetik që duhej të kërcënonte perëndimin

Ekranoplani ka qenë gjatë Luftës së Ftohtë kërcënimi luftarak më serioz i sovjetikëve. Sot atraksion turistik.      

Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.   Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.   Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara