Ministrat e punës të ekonomive më të mëdha të botës të G20 u mblodhën në Katania të Siçilisë të mërkurën në një takim të organizuar nga Italia, e cila ka presidencën e radhës të G20.
Në deklaratën përfundimtare pas takimit, ministrat diskutuan tendencat e fundit në tregun e punës në botë, vlerësuan punësimin e grave, mbrojtjen sociale përfshirëse dhe ndryshimin e formave të punës me dixhitalizimin dhe monitoruan angazhimet e “Qëllimit të Antalyas” që u ngritën në këtë kontekst.
Në deklaratë u theksua se pandemia COVID-19 vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm tek komunitetet dhe ndaj ekonomisë globale duke shkaktuar rritjen e pabarazisë në të gjithë botën.
“Jemi të vetëdijshëm për faktin se të gjithë ne kemi nevojë për më shumë drejtësi shoqërore dhe qasje politike të orientuar drejt njeriut”, thuhet në deklaratë.
Gratë, të rinjtë dhe grupet e cenueshme me aftësi të ulëta janë prekur në mënyrë disproporcionale nga shpërthimi i pandemisë ndërsa vendet anëtare të G20 do të punojnë për këtë çështje, shton deklarata.
“Fuqizimi i plotë i grave është thelbësor për të arritur një rimëkëmbje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në krizën e vazhdueshme”, thanë vendet anëtare.
Deklarata më tej potencon se planet e punësimit të G20 do të vazhdojnë të zbatohen ndërsa Udhërrëfyesi Rinor i G20 2025 do të inkurajohet të përmirësojë pritjet e të rinjve në tregun e punës siç është rënë dakord në Rijad në vitin 2020.
Turqia u përfaqësua në takim nga Ömer Gücük, ambasadori i Turqisë në Itali./AA
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]