Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

 

Talebanët thanë të mërkurën se që nga kthimi i tyre në pushtet në muajin gusht, ata kanë ndaluar rreth 600 anëtarë të degës lokale të Shtetit Islamik, të njohur si Shteti Islamik i Provincës Khorasan.

 

Një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës, emri i ri i agjencisë afgane të spiunazhit nën sundimin taleban, u tha gazetarëve në Kabul se në mesin e të ndaluarve kishte gjithashtu komandantë të “rangut të lartë” të organizatës IS-Khorasan.

 

“Këta individë të lidhur me Daesh-in po mbahen në burgje nën masa të rrepta sigurie”, tha Kahlil Hamraz gjatë një konference shtypi në Kabul.

 

Ai tha se janë vrarë rreth 40 militantë në operacionet e sigurisë që vazhdojnë kundër grupit në fjalë.

 

Zëdhënësi Hamrazi akuzoi ish-qeverinë afgane, se para rënies së Kabulit, kishte liruar nga burgjet rreth 1800 militantë të organizatës IS-Khorasan dhe kriminelë të tjerë.

 

Ai tha se të burgosurit e liruar qëndronin pas sulmeve të shtuara kohët e fundit me makina me bombë dhe aksione të tjera të dhunshme në Afganistan.

 

Organizata IS-Khorasan ka marrë përgjegjësinë për dhjetra sulme në të gjithë vendin, duke përfshirë sulme vetëvrasëse me bomba. Gjatë sulmeve janë vrarë e plagosur me qindra civilë afganë dhe forca talebane.

 

Talebanët publikuan detaje të sukseseve të tyre të supozuara kundër organizatës IS-Khorasan mes kritikave në rritje mbi aftësitë e tyre për t’u përballur në mënyrë efektive me një kërcënim terrorist në rritje.

 

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Thomas West tha këtë javë se shtimi i sulmeve të organizatës IS-Khorasan dhe prania e vazhdueshme e Al-Kaidës në vendin e Azisë Jugore përbënin shqetësim të thellë për Uashingtonin.

 

Megjithatë, i dërguari amerikan u tha gazetarëve në Bruksel të hënën se talebanët po ndërmerrnin “një përpjekje shumë të fuqishme” kundër grupit terrorist.

 

“Ne dënojmë humbjen e jetëve të pafajshme gjatë javëve të fundit nga sulmet e egra të ISIS-K në të gjithë vendin. Jemi të shqetësuar për shtimin e sulmeve nga ISIS-K dhe duam që talibanët të jenë të suksesshëm kundër tyre”, tha zoti West.

 

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se brena një viti organizata IS-Khorasan mund të zhvillojë aftësi për të goditur jashtë Afganistanit dhe se al-Kaida mund t’i fitojë këto aftësi brenda një ose dy vitesh.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara