e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

 

 

Disa javë pasi e morën pushtetin në Afganistan, talibanët kanë kërkuar që t’u drejtohen liderëve botërorë me një fjalim në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po i zhvillon punimet vjetore këtë javë në Nju Jork.

 

Kërkesa e talibanëve është konfirmuar nga Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

 

Kërkesa e talibanëve u bë përmes një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

 

Përveç kërkesës për pjesëmarrje në mbledhjen vjetore të OKB -së, në letër thuhej se talibanët po nominonin një përfaqësues të ri të përhershëm në OKB, Mohammad Suhail Shaheen.

 

Shaheen ka qenë një zëdhënës i talibanëve gjatë negociatave të paqes në Katar.

 

Ende nuk dihet se si do të vendos për kërkesën e talibanëve një panel i OKB-së që merret me këto çështje, pjesë e të cilit janë edhe Shtetet e Bashkuara.

 

SHBA-ja tashmë është në dijeni të kërkesës së talibanëve, thanë zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

 

Letra e talibanëve drejtuar Guterres tha se ish -presidenti afgan, Ashraf Ghani ishte “rrëzuar” që nga 15 gushti dhe se vendet në të gjithë botën “nuk e njohin më atë si president”. Prandaj ambasadori aktual i akredituar afgan, Ghulam Isaczai, nuk e përfaqëson më Afganistanin.

 

Afganistani pritet të mbajë fjalimin e fundit në ditën e fundit të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së më 27 shtator.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara