e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

 

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.

 

Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.

 

Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më të mëdha me Iranin, që siguron rreth 20 milionë dollarë të ardhura mujore për qeverinë, raporton BBC.

 

Të premten (9 korrik) Qeveria e Afganistanit pranoi humbjen e kontrollit në kalimin kufitar Islam Qala.

 

“Të gjitha forcat afgane të sigurisë duke përfshirë njësitë kufitare janë të pranishme në zonë dhe po vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë kontrollin”, i tha agjencisë së lajmeve AFP, zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Tareq Arian.

 

Talibanët po shtrijnë kontrollin me shpejtësi në të gjithë Afganistanin derisa forcat e huaja përfshirë ato të Shteteve të Bashkuara po largojnë edhe ushtarët e fundit nga ky vend. Llogaritet se talibanët tani kontrollojnë më shumë se një të tretën e 400 qarqeve të vendit.

 

Misioni ushtarak 20-vjeçar i SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan po mbaron, por dhuna në këtë vend vazhdon të përshkallëzohet, pasi çdo ditë raportohet për luftime mes forcave qeveritare dhe talibanëve.

 

Sipas një marrëveshjeje me grupin militant, të arritur në Doha, SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s kanë rënë dakord që t’i tërheqin të gjitha trupat, në këmbim të angazhimit të talibanëve për të mos lejuar Al Kaidën ose ndonjë grup tjetër ekstremist, të veprojë në zonat që ata kontrollojnë.

 

SHBA-ja dhe forcat aleate janë futur në Afganistan në vitin 2001, pas sulmeve terroriste të Al Kaidës në SHBA, më 11 shtator, 2001.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht.

 

Të enjten (8 korrik), Biden, duke folur për tërheqjen e trupave amerikane pas gati 20 vjetësh, tha se “udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe të drejtojnë vendin drejt një të ardhmeje”.

 

“Ne nuk shkuam në Afganistan për shtet-ndërtim”, tha presidenti amerikan. REL

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara