e martë 21 shtator 2021
e martë 21 shtator 2021

 

Talibanët radikalë-islamikë pas marrjes së Kabulit e kanë deklaruar të përfunduar luftën në Afganistan. Skena kaotike në aeroportin e Kabulit. Shumë vetë janë përpjekur të largohen nga qyteti.

 

Dy dekada për rrëzimit të tyre, talibanët rikthehen në qendrën e pushtetit, Kabul, dhe sipas disa njoftimeve në media kanë marrë kontrollin edhe në kryeqytet. Pas marshimit të tyre të furishëm, luftëtarë të armatosur talibanë festuan “fitoren e madhe” në Pallatin Presidencial” në Kabul. Televizioni al-Xhazira publikoi pamje, ku shiheshin komandantë dhe duzina talibanësh radikalë islamikë në pallat. Një zëdhënës i tha al-Xhaziras se lufta ka marrë fund. Drejtuesi i zyrës politike të ekstremistëve, Mullah Abdul Ghani Baradar deklaroi në një videomesazh, se ky sukses i papritur është i pashembullt në botë. Tani vjen prova e vërtetë, plotësimi i pritshmërive të njerëzve dhe zgjidhja e problemeve të tyre. Ndërsa sipas një zëdhënësi të talibanëve që i referohet njoftimeve nga pjesë të ndryshme të vendit “gjendja në Afganistan është paqësore”. Nuk ka pasur luftime mes talibanëve dhe forcave të sigurisë të qeverisë së mëparshme apo civilëve.

 

Presidenti afgan, Ashraf Ghani më parë kishte marrë arratinë. Ghani deklaroi në Facebook, se u largua nga Afganistani për të mënjanuar gjakderdhjen dhe nuk u shpreh, se ku ndodhej. Al-Xhazira ka bërë të ditur, se Ghani së bashku me kreun e shtabit të tij është larguar për në kryeqytetin uzbek, Tashkent. “Talibanët fituan”, deklaroi Ghani. Nëse do të kisha qëndruar, “një numër i madh patriotësh” do të kishin humbur jetën dhe Kabuli do të shkatërrohej.

 

Skena kaotike në aeroport

 

Në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit ka pasur skena kaotike. Shumë vetë janë përpjekur të largohen nga qyteti, siç duket në videot e publikuara në twitter. Ata përpiqen të arrijnë avionët e të largohen nga qyteti. Ushtarët amerikanë kanë qëlluar në ajër, sipas një përfaqësuesi amerikan, sepse synohej të pengohej, që qindra afganë të mësyjnë pistën e avionëve për të hyrë në avionët ushtarakë. Avionët ushtarakë janë prezentë për diplomatët, personelin e ambasadave dhe forcat e punës në terren të ambasadave.

Gjermania dhe vende të tjera e kanë larguar ndërkohë personelin e tyre. Natën e së hënës filloi edhe evakuimi i qytetarëve gjermanë nga kryeqyteti afgan. Një avion i Bundeswehrit u nis të hënënn herët për në Afganistan për të evakuuar qytetarë gjermanë dhe punonjës afganë që kanë ndihmuar në vend. Një avion tjetër është ashtu rrugës për në Kabul. SHBA i kanë larguar qindra punonjës të ambasadave jashtë vendit. Presidenti amerikan, Joe Biden bëri të ditur dërgimin e mijëra ushtarëve në Kabul për të siguruar evakuiimin.

 

Këtë të hënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet gjendja në Afganistan. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u shpreh shumë i shqetësuar dhe i bëri thirrje si kryengritësve islamistë edhe palëve të tjera në konflikt për “vetëpërmbajtje maksimale”. Kombet e Bashkaura janë të vendosura të kontribuojnë në një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të mëbshtesin të drejtat njerëzore të të gjithë afganëve, veçanërisht të vajzave dhe grave.

 

 

Më shumë

Putini kritikon praninë e trupave të huaja në Siri

Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi praninë e trupave të huaja në Siri, duke thënë se ato janë atje kundër vullnetit të qeverisë siriane dhe po bllokojnë forcimin e vendit të shkatërruar nga lufta, thuhej në një njoftim të Kremlinit të martën.   Zoti Putin i referohej qindra trupave amerikane të dislokuara në Sirinë […]

Olimpiada ndëshkon Korenë e Veriut për mospjesëmarrje në Lojërat e Tokios

Autoritetet olimpike ndërkombëtare kanë pezulluar Korenë Veriore deri më 2022, për shkak të dështimit të Phenjanit për të dërguar ekipin në Lojërat Olimpike Verore që janë mbajtur muajin e kaluar në Tokio.   Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë të ditur këtë ndëshkim që, pezullon mbështetjen financiare dhe ia pamundëson […]

Talebanët emërojnë qeverinë e re të përkohshme

Talebanët emëruan Mullah Hasan Akhundin, një bashkëpunëtor i themeluesit të lëvizjes së tyre Mullah Omar, si kreun e qeverisë së re të përkohëshme të Afganistanit të martën dhe Mullah Abdul Ghani Baradarin, kreun e zyrës politike, në postin e zëvendës kryeministrit.   Sarajuddin Haqqani, djali i themeluesit të rrjetit Haqqani, të përfshirë në listën […]

Senatori amerikan: “Agjencia e Faucit i dha fonde Institutit të Wuhan e financoi studime për Covid-19 në Kinë”

Këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19, Anthony Fauci, po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pasi dokumentet e sapo publikuara sugjeruan që agjencia e tij financoi kërkime ‘të rrezikshme’ lidhur me Institutin e Wuhan në Kinë, pavarësisht mohimeve të mëparshme.   Kërkesat për shkarkimin e këshilltarit shëndetësor vijnë pasi Intercept […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara