e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

Gazetarët dhe familjet e tyre në Afganistan janë në rrezik jete. Këtë e tregon edhe rasti i vrasjes së familjarit të një gazetari të Deutsche Welle-s.

 

Talibanët në përndjekje të një gazetari të Deutsche Welles, kanë qëlluar për vdekje një anëtar të familjes së tij dhe kanë plagosur rëndë një tjetër. Radikalët-islamistë kishin kërkuar shtëpi më shtëpi për gazetarin, që ndërkohë punon në Gjermani. Pjesëtarë të tjerë të familjes së gazetarit mundën të largoheshin në sekondat e fundit dhe janë në arrati.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welles, Peter Limbourg e dënoi ashpërsisht vrasjen dhe kërkoi nga qeveria gjermane të veprojë. “Vrasja e një familjari të afërm të njërit prej redaktorëve tanë është shumë tragjike dhe provon rrezikun akut, në të cilin ndodhen punonjësit tanë dhe familjet e tyre në Afganistan. Talibanët si në Kabul edhe në provinca me sa duket kanë filluar të kërkojnë në mënyrë të organizuar për gazetarët. Nuk ka më kohë!”

 

Thirrje qeverisë gjermane

 

Këtë e bëjnë të qartë ngjarjet e javëve të fundit. Talibanët kanë bastisur shtëpitë e të paktën tre gazetarëve të Deutsche Welles. Kolegë nga media të tjera janë vrarë ose rrëmbyer. Nematullah Hemat nga televizioni privat, Ghargasht me gjasë është rrëmbyer nga talibanët, Toofan Omar, drejtues i radios private, Paktia Ghag Radio, sipas të dhënave të autoriteteve është vrarë qëllimisht. Dy burra, me gjasë luftëtarë talibanë vranë në rrugë në Xhalalbad edhe përkthyesin Amdadullah Ahmdard që punonte për mediat gjermane.

 

Deutsche Welle bashkë me media të tjera i kanë bërë thirrje qeverisë gjermane në një letër të hapur, të ngrenë një program emergjence vizash për punonjëset e punonjësit afganë të medias. Edhe Shoqata e Gazetarëve Gjermanë, DJV ka kërkuar veprim të shpejtë të qeverisë gjermane. “Gjermania nuk duhet të shohë pa vepruar, se si kolegët tanë përndiqen apo vriten”, është shprehur kreu i DJV, Frank Überall.

 

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid u përpoq të qetësonte bashkësinë ndërkombëtare këtë javë në një konferencë shtypi. “Dua t’iu kujtoj, se ne do t’i falim të gjithë. Vetëm kështu mund të arrijnë paqen dhe stabilitetin. Çdokush e gjithsecili që ishte kundër nesh do ta falim.” Se sa vlerë kanë këto deklarata duket në ditët e fundit. Organizata “Reporterë pa kufi” i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të mbajë një takim jo formal për shkak të gjendjes së rrezikshme të gazetareve e gazetarëve. DW

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara