e diel 24 janar 2021
e diel 24 janar 2021

 

Aksesi në ilaçet e kancerit është shumë i pabarabartë në të gjithë Evropën si për barnat e reja në zhvillim për shkak të qasjes së pabarabartë në provat klinike ashtu edhe për barnat e aprovuara aktualisht për shkak të pabarazive të mëdha në shpenzimet e kujdesit shëndetësor nga vende të ndryshme, sipas rezultateve nga studimet e paraqitura në ESMO 2020.

 

Shqipëria është vendi i fundit në Europë për testet klinike mbi të sëmurët me tumor.

 

Të dhënat e studimiit më të fundit të Shoqatës Europiane të Mjekësisë Onkologjike tregojnë se, Shqipëria numëron vetëm 0.14 teste klinike për 100 mijë banorë, nga rreth 11 që raporton vendi i parë i listës në Europë; Belgjika.

 

Testet klinike janë metoda inovative medikamentesh apo trajtimesh për të sëmurët me kancer dhe në Europën perëndimore përdoren gjerësisht.

 

Diferenca mes perëndimit dhe lindjes së kontinentit të vjetër është mjaft e madhe në këtë aspekt, nënvizon raporti. Raporti thotë, se nëpërmjet këtyre testeve shumë pacientë mund të përfitojnë në fazën e parë, pasi nuk e kanë luksin të presin licensimin dhe rimbursimin e trajtimit. Të dhënat në raport i referohen viteve 2009-2019. Gjatë kësaj periudhe kohore bëhet fjalë për 5787 teste të ndryshme klinike me mbi 18 mijë pacientë.

 

“Kjo diferencë, me më shumë teste klinike për frymë në vendet më të pasura, do të thotë se aksesi në medikamentet inovative nuk është i mundur në vendet më të varfëra”-thotë në lidhje me këtë çështje, Thomas Cerny, profesor i mjekësisë onkologjike në Universitetin e Bernës në Zvicër.

 

Më shumë

Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë

Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore. Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas. […]

Publikohet lista e ilaçeve kundër COVID-19 që do të rimbursohen

Publikohet lista e ilaçeve që rekomandohen nga mjeku për trajtimin e pacientëve të prekur me Covid-19. Sipas Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor kosto e rimbursimit nuk do të jetë më shumë se 1650 lekë ndërsa për skemën e moderuar të trajtimit do të jetë 10.900 lekë.   Lista e ilaçeve që rimbursohen […]

Aheng në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi” (sanatoriumi)

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore perfomoi sot në oborrin e të ashtuquajturit spitali COVID-2, “Shefqet Ndroqi”- sanatoriumi,  për stafin mjekësor dhe pacientët e infektuar me koronavirus, për të ndryshuar disi atmosferën mortore që ekziston prej muajsh në këtë spital, ku janë shënuar dhe ngjarje tragjike ku pacientë i kanë dhënë fund jetës duke […]

Situata e rënduar nga koronavirusi – Hapet spitali COVID-4 në autostradën Tiranë-Durrës

Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të pandemisë së Covid-19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë ka inspektuar spitalin Covid4 në aksin Tiranë-Durrës, i cili është gati për t’u hapur, me ezaurimin e kapaciteteve në tre spitalet COVID. “Kapacitetet tona që tashmë i kemi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara