Me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe evitimin e riskut të lartë të infektimit është e rëndësishme që të qëndrojmë në shtëpi. Kështu thotë Ministria e Punëve të Jashtme, në një deklaratë zyrtare ku bën me dije se të gjitha udhëtimet e planifikuara prej qytetarëve duhet të anulohen, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për personin në fjalë apo familjarët tuaj.
Një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit i kanë anuluar fluturimet për në aeroportin e Rinasit.
Një numër vendesh kanë ndaluar dhe kalimin tranzit përmes aeroporteve të tyre.
Informacioni më i shpejtë dhe më i përditësuar për linjat që vijojnë aktivitetin e tyre me aeroportin e Rinasit mund të merret në faqen e internetit: http://www.tirana-airport.com/shqip/l/3/60/fluturimet/mberritjet-ne-kohe-reale/
Informacionet më të fundit të dhëna nga aeroporti:
http://www.tirana-airport.com/shqip/l/7/46/informacion-mbi-kompanine/njoftime-per-shtyp.
-Prenotimet për biletat mund t’i bëni vetë on-line ose familjarët tuaj nga Shqipëria, patjetër me destinacion aeroportin e Rinasit dhe menjëherë pa humbur kohë.
-Për shkak të gjendjes së karantinës, vendet fqinje kanë ndaluar qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.
-Për të gjitha shërbimet konsullore të nevojshme apo të emergjencës do të aplikoni, pa u paraqitur në ambasadë, në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO):
-Në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun (hyrja në SHKO): https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/
-Në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx (hyrja në portal) apo https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=29&cat_id=29 (hyrja në SHKO).
“Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, kontaktoni pa hezitim me Përfaqësitë Shqiptare të vendit ku ndodheni”, thuhet në mbyllje.
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]