e enjte 29 korrik 2021
e enjte 29 korrik 2021

 

Një gjykatë në Malajzi përmbysi një politikë të qeverisë, të vjetër me dekada, e cila i ndalon publikimet e josmyslimanëve të përdorin fjalën “Allah” për t’iu referuar Zotit.

 

Vendimi i Gjykatës së Lartë në Kualla Llampur është pjesë e një rasti të ngritur nga Jill Ireland, një e krishterë malajziane.

 

Trembëdhjetë vjet më parë, zyrtarët në aeroport i kanë konfiskuar asaj disa materiale fetare që përmbanin fjalën “Allah”.

 

Ireland, pjesëtare e një grupi autokton, ka nisur më pas sfidën ligjore kundër ndalesës, e cila daton nga viti 1986.

 

Pas shtyrjeve të vazhdueshme, Gjykata e Lartë ka dalë në krah të saj, duke konstatuar se ajo ka të drejtë të mos përballet me diskriminim, për shkak të besimit të saj.

 

Gjykatësi ka vendosur po ashtu se ndalimi i të krishterëve për të përdorur fjalën “Allah” është “i paligjshëm dhe antikushtetues”, tha avokati i Irelandit, Annou Xavier.

 

Kushtetuta e Malajzisë garanton lirinë e fesë.

 

Të krishterët në Malajzi thonë se e kanë përdorur fjalën “Allah” për shekuj me radhë.

 

Por, autoritetet kanë argumentuar kundër përdorimit të këtij termi në literaturën jomyslimane, duke thënë se ai mund t’i hutojë myslimanët dhe t’i nxisë atë në konvertim.

 

Më pak se 10 për qind e popullsisë 32-milionëshe të Malajzisë vlerësohet të jetë e krishterë, ndërsa 60 për qind janë myslimanë. REL

Më shumë

Të krishterët në Malajzi mund ta përdorin fjalën “Allah”

Një gjykatë në Malajzi përmbysi një politikë të qeverisë, të vjetër me dekada, e cila i ndalon publikimet e josmyslimanëve të përdorin fjalën “Allah” për t’iu referuar Zotit.   Vendimi i Gjykatës së Lartë në Kualla Llampur është pjesë e një rasti të ngritur nga Jill Ireland, një e krishterë malajziane.   Trembëdhjetë vjet […]

Papa, besimtarëve: Nuk mund t’ju afrohem, por jam pranë jush me zemër

Për shkak të koronavirusit dhe të masave kundër tij, edhe Papa Françesku nuk mund t’i përshëndesë më besimtarët si më parë. Sot, në audiencën e përgjithshme, u kërkoi falje, por u tha edhe se është pranë tyre me zemër.   “Duhet ta ndryshojmë mënyrën e zhvillimit të kësaj audience, për shkak të koronavirusit. Ju […]

Kremtohet sot, 120 vjetori i kalimit nga jeta i poetit Naim Frashëri, bilbili i bektashizmit, (1900-2020)

Ditën e sotme, 20 tetor 2020, me rastin e 120 vjetorit të kalimit nga jeta e Naim Frashërit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Muzeu Historik Kombëtar, organizuan veprimtari përkujtimore, në kuadër të “Vitit të Naimit”.     Veprimtaritë u zhvilluan fillimisht në Muzeun […]

288 vite nga themelimi i Kolegjit Arbëresh të Shën Benedetto Ulanos

Më 5 tetor 1732, në Kozencë të Kalabrisë, me kujdesin dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të Papës Klementi XII, u themelua Kolegji i Shën Benediktit Ulanos, që më vonë u transferua në Shën Mitër Korone dhe u quajt Kolegji i Shën Adrianit.   Kjo datë është me rëndësi të veçantë në historinë e shqiptarëve e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara