e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Kjo ditë përkujton ekzistencën e jetës së kafshëve në të gjitha format e saj të mundshme. Gjatë kësaj dite, bëhen homazhe për të gjithë jetën e kafshëve që rrethojnë Tokën dhe kjo e bën të mundur ekzistencën e qenies njerëzore. Kjo datë nuk është e rastësishme, ajo përkon me përkujtimin e vdekjes së Shën Françeskut të Asizit, në 1226, një nga mbrojtësit e parë të mëdhenj të të drejtave të kafshëve. Ai konsiderohet si i pari person që vendosi imazhin e qenies njerëzore në të njëjtin nivel me të gjitha gjërat e krijuara nga Zoti, përfshirë kafshët.

 

Në vitin 1929, më 4 tetor, Dita Botërore e Kafshëve u shpall me iniciativën e Organizatës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve në një kongres të mbajtur në Vjenë. Objektivi kryesor ishte gjenerimi i një zgjidhjeje për problemin e specieve të rrezikuara. Dita festohet në 4 Tetor të çdo viti.

 

Ne dëshirojmë që me rastin e kësaj date të ndanim me ju një afishe të veçantë që ruhet në AQSH të shoqërisë “Për mbrojtjen e shtazëve” drejtuar qytetarëve për t’i ndihmuar në mbrojtjen dhe përmisimin e racës shtazore. Në këtë afishe shkuhet: “Si me i mbrojtë Shtazët? Shoqnija per Mbrojtjen e Shtazëve, e cila asht nen patronazhin e naltë të N. M. Saj Nanës Mbretneshë, ekziston per të permisue gjendjen e shtazëve në Shqipni dhe per të ndalue keq-perdorimin e tyne. Kjo asht organizata qendrore e cila drejton të gjitha veprimet per t’i dalë në krye këtij qëllimi.” DPA

 

Më shumë

IGJEUM: Në 24-26 janar reshje intensive shiu, borë në zonat malore

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 24-26 Janar 2021 priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e […]

Profesionistët 5 vjet pa shkrepur çiften, kontrabandistët po bëjnë kërdinë

Gjuetia e paligjshme vijon të jetë problem në lagunën e  Nartës. Mëngjezin e sotëm, peshkatarë të zonës kanë konstatuar flamingo të qëlluar me armë zjarri gjuetie.   Më herët, ky shqetësim është ngritur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë – Nartë.   Dy […]

Ngrohja globale po shkrin akullnajën e fundit në Venezuelë

Akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër Për shkak të ngrohjes globale, akullnaja e fundit në majën Humboldt, e cila njihet si maja e dytë më e lartë në shtetin e Amerikës Jugore, Venezuelë, po shkrihet me shpejtësi. Sipas lajmit të uebfaqes “El Nacional”, studiuesit venezuelas njoftuan […]

Foka e Mesdheut vazhdon të na befasojë në brigjet e Karaburunit (video)

Foka e Mesdheut (Monachus monachus) është dëshmuar disa ditë më parë në afërsi të bazës ushtarake në Pashaliman. Ky raportim u krye nëpërmjet pamjeve filmike të regjistruara nga një vizitor në zonë.   Prania e këtij lloji në brigjet e Shqipërisë na bën krenarë dhe na motivon akoma më tepër për të ruajtur ekosistemet […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara