e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Dita e vrasjes së Qemal Stafës nga fashistët përkujtohet si dita e përkujtimit të dëshmorëve në Shqipëri. Në ceremoninë shtetërore organizuar me këtë rast Presidenti Meta ishte së bashku me kryetarin e Kuvendit Ruçi, ministrat Xhaçka dhe Peleshi, shefi i shtabit të ushtrisë si dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Ata nderuan me homazhe të rënët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër fashizmit, duke vendosur kurora me lule në monumentin ‘Nënë Shqipëri’, Presidenti Meta kishte edhe një mesazh.

 

Të ndarë nga ceremonia shtetërore ishin përfaqësuesit e opozitës, Lulzim Basha shoqërohej nga disa prej deputetëve të PD në këtë ceremoni.

 

Pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin ‘Nënë Shqipëri’, Basha dhe deputetët vendosën tufa me lule në varrin e Azem Hajdarit, si dhe në përkujtimoren e 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq për bombën në ambasadën sovjetike, një tufë me lule në varrin e kapiten Feti Vogli që ra në Afganistan, dëshmores Zarife Hasanaj që ra në misionin e NATO-s si dhe në varrin e dëshmorit Skerdilajd Llagami rënë në Luftën e Kosovës.

 

Më shumë

Elbasani nën sundimin e krimit, kryetarja e Gjykatës sfilon në zyrë nën tingujt e “Mafia Mafia’

Ndërsa Elbasani është nën sundimin e krimit prej shumë kohës tashmë, kryetarja  gjykatës Enkeleda Kapedani gjen kohën të lazdrohet në TikTok.   Qyteti është kthyer në kasaphanë me ekzekutime të njëpasnëshme dhe ku sundimi i ligjit dhe prania e shtetit ka qenë thuajse inekzistente prej shumë vitesh me një situatë që ka ardhur duke […]

BE i mohon hapësirën ajrore, ulet në Rinas avioni me pasagjerë nga Bjellorusia

Ka mundur që të ulet në aeroportin “Nën Tereza” avioni I ardhur nga Bjellorusia edhe pse vendet e Bashkimit Evropian i kanë bërë “bllok” në grup për fluturimet e këtij shteti, në formë sanksionesh kundër regjimit të diktatorit Aleksandër Lukashenko. Mbërritja e avionit nga Bjellorusia ka qenë në orën 15:35 të pasdites së sotme. […]

Hera e parë për këtë vit që nuk raportohet për të infektuar me COVID-19 në kryeqytet

E ndërsa Tirana, qendra më e madhe përhapjes së koronavirusit, sipas të dhënave zyrtare, për herë të parë për këtë vit, nuk shënon asnjë rast të ri të infektuar me COVID-19. Sipas ekspertëve epidemiologë pritej që pas zgjedhjeve të 25 Prillit, të kishte një valë të madhe infektimesh me koronavirus për shkak të grumbullimeve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara