Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Nicola Sturgeon, u zotua të fillojë përgatitjet për një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë, ndërsa partia e saj fitoi më shumë vende në parlament, pas zgjedhjeve të fundjavës, por nuk arriti të siguronte një shumicë të përgjithshme vetëm për një vend.

 

Zonja Sturgeon nuk po humbet kohë për të sfiduar Londrën. Ajo u tha konservatorëve në pushtet në Britani që mos luajnë me skocezët dhe të mos kërkojnë të pengojnë një referendum të pavarësisë që ajo synon të zhvillohet para fundit të vitit 2023.

 

Duke përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve si “historik”, dhe duke nënvizuar faktin se SNP-ja kishte fituar më shumë vota dhe një përqindje më të madhe se çdo parti tjetër që nga kalimi i pushtetit në Skoci në vitin 1999, ajo tha, “Për çdo politikan në Westminster që përpiqet ta pengojë një gjë të tillë, unë do t’u thoja se po zgjidhni luftën jo vetëm me partinë SNP, por me dëshirat demokratike të popullit skocez.

 

“Njerëzit e vetëm që mund të vendosin për të ardhmen e Skocisë”, shtoi ajo, “janë skocezët, dhe asnjë politikan i Westminster-it nuk mund ose duhet të qëndrojë në rrugën e kësaj të drejte”.

 

Pavarësisht nga dështimi për të siguruar një shumicë të përgjithshme parlamentare, zonja Sturgeon mund të ketë mbështetjen e të gjelbërve skocezë, e cila do t’i japë asaj kontrollin e 72 vendeve në parlamentin me 129 anëtarë, mjaftueshëm për të miratuar legjislacionin që autorizon një referendum të pavarësisë.

 

Parlamenti skocez mbikëqyr shërbimet publike, arsimin dhe policinë në veri të kufirit anglez, por nuk ka kompetenca për çështjet e mbrojtjes dhe të jashtme. Skocezët votuan në vitin 1997 për të transferuar disa kompetenca nga Parlamenti Britanik në Londër.

 

Tani ka ardhur momenti për një betejë mes Edinburgut dhe Londrës, një luftë që mund të paralajmërojë shpërbërjen e Mbretërisë së Bashkuar, e cila thonë politikanët dhe analistët, do të kishte pasoja të papara ndërkombëtare për Britaninë.

 

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë thirrje për një samit të drejtuesve nga Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar është “në pozitë më mirë kur punojmë së bashku”. Kryeministri Johnson vazhdimisht ka shprehur kundërshtim për mbajtjen e një referendumi tjetër për pavarësinë e Skocisë. Referendumi i fundit u mbajt në vitin 2014 ku 55% votuan që të mbeteshin pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas sondazheve, Skocia mbetet e ndarë në mënyrë të barabartë për çështjen e shkëputjes, megjithëse një shumicë e vogël në sondazhet më të fundit duket se kërkon shkëputjen.

 

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara