Viti 2021 ka nisur i mbarë për ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë raporton për një rritje prej 5.5 për qind të saj e cila u nxit si nga konsumi ashtu dhe nga investimet e rritja e eksporteve
Por pavarësisht se biznesi po rimëkëmbet punësimi mbetet një sfidë e vështirë. Shkalla e papunësisë nga janari deri në mars u rrit me 11.9 për qind. Madje dhe politikat për shtesat në pagë janë të zbehta.
Banka e Shqipërisë shprehet besimplotë se ritmi i rritjes do të vazhdojë të jetë i lartë kjo edhe për shkak të rritjes së kredive.
Në raport shtohet se kreditimi i sektorit privat u rrit mesatarisht me 7.7% në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
Përmes tyre janë financuar si bizneset por edhe familjet që kanë rritur blerjen e banesave. Interesi mesatar për bizneset rezultoi 5.4%, nga 5.8% që ishte më parë për kreditë deri në 35 milionë lekë. Interesi për kreditë hipotekare ka shënuar një rënie të ndjeshme në 3.5%, nga 4.5% që ishte prej më shumë se një viti.
Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë shprehet se edhe kursi i këmbimit është shfaqur i qëndrueshëm, ndaj pret që interesat për kreditë të qëndrojnë në këtë nivel për tre deri në pesë vite.
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]