Flora dhe fauna shqiptare ka ndryshuar krejtësisht dhe sot kemi një numër të konsiderueshëm shpendësh por edhe kafshësh të tipeve të ndryshme, të cilat vazhdojnë të jenë shumë të populluara në vendin tonë, kjo falë moratoriumit të gjuetisë.
Nga Divjaka, pavbarësisht se qeveria është duke u ballafaquar me një lobim të caktuar, i cili kërkon rikthimin e gjuetisë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se do të lobojë për shtyrjen me 5 vjet të moratoriumit të gjuetisë
“Unë do të loboj fort që në vitin 2021 të rivendosim përsëri moratoriumin 5 vjeçar të ndalimit të gjuetisë dhe së bashku me moratoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve, të jemi në një vend i cili mbron në mënyrë të theksuar natyrën shqiptare”, deklaroi Klosi.
Në Divjakë, tha ministri ia kemi dalë që të krijojmë një ambient jo vetëm turistik, jo vetëm që vizitohet nga mijëra e mijëra pushues, por të jetë dhe një ambient shkencor sikurse është Spitali i shpendëve, një investim i përbashkët me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, PNUD.
Ai tha se kjo dëshmon që “sa mirë po ia dalim që e gjithë Agjencia e Zonave të Mbrojtura të shndërrohet në një agjenci për natyrën.
“Jemi këtu ne një diskutim me ekspertë fushës së biologjisë, të gjithë florës dhe faunës shqiptare për të vazhduar një debat të madh që ka sot në Shqipëri. A të rikthejmë ligjin e moratoriumit të gjuetisë. Unë jam partizanë i flaktë i kësaj teze. Do të doja shumë që në vitin 2021 kur përfundon moratoriumi 5 vjeçar dhe jo vetëm të rikthejmë moratoriumin për 5 vite të tjera, por të diskutojmë gjerësisht efektet pozitive që ka sjellë ky moratorium”, deklaroi Klosi.
Ai tha se beteja për rivendosjen e moratoriumit të gjuetisë duhet të jetë një bisedë intelektuale dhe një debat që duhet të përfshijë të gjithë ekspertët e fushës.
Zogjtë shtegëtarë bllokojnë rrugë Fier – Gjirokastër
Harta e re sizmike, rritet shkalla e rrezikut, shërben për të ndërtuar në zona të sigurta
Kojliku Qeros kthehet pas 400 vitesh në Shqipëri
Ulqin, rrezikohet zhdukja e ishullit turistik në Bunë
Glasgou, marrëveshja për klimën/ Një fitore e brishtë
Asnjë e dhënë në 3 vitet e fundit nga bashkia Tiranë për ndotjen e ajrit
Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]
Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]
Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së. Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]