Imazhet që shikoni në galerinë e fotove janë të shkëputura nga video e shumëpërfolur që shpërndau dje ministria e Shëndetësisë, me pamje brenda Spitalit Infektiv ose Covid1 ku gjenden pothuajse të gjithë të shtruarit me COVID-19.
Ajo që bie në sy më së shumti në pamje, është se ndryshe nga herët e tjera që ka shpërndarë pamje, ministrja Ogerta Manastirliu dhe stafet e saj të shumta të PR, nuk janë kujdesur që mjediset e brendshme të duken si të “mbytura” nga luksi, por kanë dashur të evidentojnë sa më shumë se në këtë spital ka vuajtje dhe dhimbje.
Por çfarë ndodhi? Pikërisht gruan që shfaqet duke rënkuar në video, e denoncoi mbrëmë nipi i saj duke publikuar dokumentet në të cilat qartësohej se gjyshja e tij është shëndoshë e mirë jashtë spitalit dhe në letrat diagnostikuese nuk ekziston COVID-19, raporton noa.
MSH nuk reagoi për këtë denoncim. Sakaq, nëse sheh me kujdes pamjet, dallon se pacientët e Infektivit që gjenden të shtruar dhe në terapi intensive, trajtohen me bidonë plastikë uji ku se ç’kanë brenda e dinë ata që punojnë në Infektiv.
Është e paqartë përse pacientëve u vendosen bidonë plastikë uji, por disa thonë se aty u hidhet serum të sëmurëve.
Nëse kjo po ndodh, vetëm sterilitet nuk mund të ketë! Si mundet të marrësh bidonë uji, të cilat pasi janë përdorur, ti përdorësh sërish duke i mbajtur mbi krevatin e pacientit për trajtim mjekësor?!
Si mundet që shishet plastike njëpërdorimshe të ujit, që nga gjithkush pasi pihet uji kapen e hidhen, në Spitalin Infektiv merren dhe përdoren sërish për trajtim pacientësh?!
Këtë përgjigje mund ta japë, vetëm autoritetet shëndetësore në vend, por në këtë kohë pandemie, sikurse shumëkush e thotë, higjiena është element kryesor dhe deciziv për mbijetesën e njerëzve.
Pamje brenda spitalit infektiv
📍SPITALI INFEKTIV PA KOMENT! ‼️Lutemi🙏🏼 #VendoseniMaskën😷 Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj më të dashur!
Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, July 18, 2020
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]