Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Në të gjithë Bashkimin Europian në vitin 2019, u dëbuan 491 mijë shtetas jo rezidentë, në rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës. Shqiptarët janë të tretët në listën e vendeve të origjinës, pas Ukrainasve dhe Marokenëve. Sipas të dhënave më të fundit të eurostat bëhet fjalë për 30900 shtetas shqiptarë të cilët janë dëbuar nga një prej vendeve të Bashkimit Europian gjatë vitit 2019-ës.

 

Të dhënat i referohen shtetasve të cilët nuk janë qytetarë europianë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se nga kjo shifër, gjysma e tyre, ose më saktë 15400 shqiptarë janë detyruar të kthehen në një vend i cili nuk i përket Bashkimit Europian, pra në Shqipëri, raporton scan. Sa i përket kësaj shifre, pra numrit të shtetasve jo europianë që janë dëbuar nga unioni për t`u kthyer në një vend jo anëtar, shqiptarët janë të dytët në listë, pas ukrainasve.

 

Sa i përket shteteve europiane që kryesojnë listën e dëbuesve, në vend të parë është Franca, me rreth 123 mijë, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania.

 

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara