e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

Në shenjë solidariteti me rezistencën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar i Kosovës lajmëroi anulimin e shfaqjes “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepej sonte online.

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream.

Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”  shkruhet në faqen e TKK.

 

Ndërkohë për këtë çështje në Prishtinë u mbajt një tubim në orën 17:00.

Njoftimi u shpërnda nga drejtori i qendrës Multimediale në Kosovës, z. Jeton Neziraj, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Në shenjë solidariteti me përpjekjen e tyre gati tre vjeçare, sot në ora 17:00 do të mblidhemi para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të shprehur indinjatën tonë me këtë arrogancë të pashoqe dhe kundërshtimin tonë ndaj këtij veprimi të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.

Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në një akt të paprecedent, sot herët në mëngjes ka shembur godinën historike të Teatrit Kombëtar Shqiptar. Aksioni banditesk është shoqëruar me dhunë ndaj artistëve dhe aktivistëve qe po e mbronin teatrin tash e gati 3 vite.

Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID – 19. Ju lutemi të jeni të pajisur me maska e dorëza si dhe të mbani distancën prej së paku 2 metrash nga pjesëmarrësit/et tjerë/a në aksionin simbolik. Për të mbajtur distancën e rekomanduar ju lutemi të pozicionoheni tek pikat e vendosura në sheshin para Teatrit”, shkruan Neziraj.

Më shumë

Hovenier: Pa një normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pa njohje të ndërsjellë, rajoni do të mbetet i bllokuar

Jeffrey M. Hovenier, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Kosovë, tha të martën para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se nëse konfirmohet, ai do të punojë për të çuar përpara mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Kosovë sovrane dhe demokratike. “Kjo mbetet thelbësore për stabilitetin […]

Osmani: Investohuni për ne, e jo për stabilokraci 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar në Berlin mbështetje më të fortë për Kosovën. Në ditën e dytë të takimeve të saj të mërkurën, ajo pati edhe një prezantim për publikun me ambasadorin, Wolfgang Ischinger.     Në ditën dytë të vizitës së parë zyrtare në Berlin, Vjosa Osmani u takua me ministrin e […]

BE me mision vëzhgues të zgjedhjeve lokale në Kosovë

BE thotë se mbetet i përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj evropian. Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen me 17 tetor, ndërsa për shkak të pandemisë ende nuk dihet si do të zhvillohet fushata zgjedhore.     Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, që do […]

Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin njëri-tjetrin!

Policia e Kosovës bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën në një incident me armë zjarri në qytetin e Pejës, rreth 85 kilometra në perëndim të Prishtinës.   Policia tha se si pasojë e të shtënave tre persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin Rajonal në Pejë. “Nga ekipi mjekësor […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara