e shtunë 19 qershor 2021
e shtunë 19 qershor 2021

 

Teatri Kombëtar pas më shumë se një viti mungesë rikthehet me tre vepra teatrore. Janë tre produksione, vepra të autorëve të njohur, që do të vijnë me interpretimin e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Institucioni bën me dije se provat për sezonin artistik tashmë kanë nisur me artistët. “Të dashur miq të teatrit, momenti i shumëpritur po vjen. Provat për sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar kanë nisur. Pas më shumë se një viti mungesë, Teatri Kombëtar rikthehet me 3 produksione madhështore”, thuhet mes të tjerave në njoftimin e Teatrit Kombëtar. Vepra të autorëve George Orwell, Alexis Michalik apo dhe William Shakespeare do të vijnë për publikun. E para sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar është ajo me titull “Ferma e Kafshëve”, që do të shënojë premierën në skenën e Amfiteatrit të Liqenit të Tiranës.

 

““Ferma e Kafshëve”, komedia me trajta muzikore, bazuar me veprën e famshme e të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur anglez George Orwell dhe regji të Driada Dervishit, do të zbresë në skenën e Amfiteatrit të Liqenit më 10-11 korrik 2021”, shprehet Teatri Kombëtar. Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzet, “Ferma e Kafshëve” na shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku çliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë. George Orwell lindi më 25 qershor 1903 në Indi në fshatin Motihari afër kufirit me Nepalin dhe vdiq me 21 janar 1950 në Londër. Gorge Orwell ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë. Veprat e tij më të njohur janë “Nineteen Eighty-Four” ose “1984”, dhe “Ferma e Kafshëve”.

 

 Shfaqjet edhe te “ArTurbina”

Muaji korrik sjell në amfiteatrin e liqenit të Tiranës një produksion të Teatrit Kombëtar me regji nga Driada Dervishi, por në tetor dhe në dhjetor janë dy vepra të tjera teatrore. Teatri Kombëtar bën me dije se muaji tetor vjen me “Edmond”, nga autori i ri dhe i talentuar Alexis Michalik dhe regji të Indrit Çobanit dhe Andia Xhungës. “Një produksion madhështor i Teatrit Kombëtar”, bën me dije institucioni. Në vijim të aktivitetit artistik të Teatrit Kombëtar vjen dhe vepra teatrore “Coriolanus”, nga shkrimtari i madh anglez William Shakespeare.

 

Teatri Kombëtar shprehet se kjo vepër vjen me regji nga Altin Basha. “Një nga tragjeditë romake të autorit të famshëm, e mbushur me konflikt, pushtet dhe hakmarrje. Premiera e “Coriolanus” vjen në skenën e “ArTurbinës” në muajin dhjetor”, shprehet institucioni. Teatri Kombëtar ashtu si dhe të tjerë institucione teatrore në vend pezulloi aktivitetin muaj më parë, për shkak të pandemisë. Gjatë kësaj kohe Teatri Kombëtar ka vijuar me programin artistik online në rrjetet sociale. Por pas më shumë se një viti pa aktivitete, TK njofton se kanë nisur punën për këto tre produksione teatrore, që do të vijnë për publikun gjatë sezonit artistik.

 

 

Më shumë

Përmet, Konferencë Shkencore: “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”

175 vjetori i lindjes së përfaqësuesit të Rilindjes Shqiptare, poetit dhe shkrimtarit Naim Frashëri, u shënua në Përmet me një Konferencë Shkencore, “Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci”. Studiuesit risollën këto figura në tërë dimensionet që i karakterizonin. Aktiviteti u organizua nga Shoqata Atdhetare- Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, Ministria e Kulturës, bashkia Përmet dhe Kryegjyshata […]

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – Koçi: Sfida kryesore e muzeve tanë është ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë

Sot, në kuadër të 18 majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, Muzeu Historik Kombëtar organizoi takimin me temë “E ardhmja e Muzeve: Rimëkëmbja dhe përfytyrimi”. Në aktivitet qenë ftuar muzeologë, të cilët diskutuan mbi të ardhmen e rrjetit muzeor në vend, si edhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin sa më të mirë të […]

40 – vjetori i Demonstratave të Prishtinës, ekspozita “Vullkani i Kosovës” në Pazarin e Ri në Tiranë

Demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë janë një moment kyç në historinë e Kosovës dhe në këtë 40 – vjetor, Angjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka realizuar këtë ekspozitë. Pas Prishtinës, saktësisht aty ku nisën demonstratat dhe çeljes së saj në disa qytete të Kosovës, 4 dekada kthese në historinë e […]

Botimi historik i partiturës së baletit të parë shqiptar, kur Tish Daija qante për eksodin e shqiptarëve

Partitura e baletit të parë kombëtar “Halili dhe Hajria” tashmë është në një botim historik me partiturë. 95-vjetori i lindjes se kompozitorit Tish Daija, ka nxitur Akademinë e Shkencave të botojë partiturën e baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”, vënë në skenë më 1963. Pjesa që lindi në Moskë, kur autori ishte student. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara